Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni së bashku me partnerët e saj Shoqatën Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” shpall thirrje për angazhimin e rreth 30 asistentëve për mbështetje të komunitetit rom në: Shkup, Gostivar, Kumanovë, Prilep, Dellçevë, Veles, Tetovë, Negotinë, Resnjë, Shtip, Manastir, Koçanë, Dibër dhe Kërçovë. Thirrja shpallet në kuadër të projektit TË RREGULLT NË ORË: Aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian. Projekti synon të sigurojë bursa për përfshirjen e sa më shumë fëmijëve romë në arsimin fillor dhe t’i motivojë ata që ta ndjekin rregullisht mësimin dhe të regjistrohen në klasat në vijim, si dhe të ofrojë mbështetje për shkollat që t’i shndërrojnë klasat në një mjedis më gjithëpërfshirës për mësim, ku do të respektohet diversiteti dhe ku të gjithë fëmijët do të ndjehen të mirëpritur dhe të stimuluar në mënyrë të barabartë për të arritur sukses. Kohëzgjatja e projektit është deri në tetor të vitit 2022. Më shumë informacion mund të gjeni në këtë link.

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë e asistentëve për mbështetjen e komunitetit rom

Projekti ofron mbështetje për komunitetin rom duke angazhuar asistentë, të cilët do të punojnë ngushtë me familjet rome dhe shkollat për të identifikuar fëmijët që janë jashtë sistemit arsimor, regjistrimin e tyre në shkolla, ndjekjen e rregullt të mësimit dhe kalimin e suksesshëm në klasën tjetër, si dhe pjesëmarrjen në mënyrë aktive në një fushatë edukative mbi përfitimet e arsimit. Më konkretisht, asistentët:

Numri optimal me të cilin do të bashkëpunojë asistenti është 10 fëmijë/familje për asistent. Në periudhën nga shkurti deri në shtator të vitit 2020, pritet që asistentët të kenë një angazhim aktiv prej rreth 50 ditësh (me gjysëm orari të punës). Aktivitetet do të jenë më intensive gjatë muajve shkurt, mars, maj, qershor dhe shtator 2020. Marrëveshja e lidhur do të jetë e vlefshme deri më 30 shtator të vitit 2020, me mundësinë e vazhdimit të angazhimit në vitin e dytë dhe të tretë të projektit. Lartësia e honorarit do të varet nga numri i fëmijëve/familjeve.  Prandaj, nëse asistenti bashkëpunon me 10 fëmijë/familje për punën e kryer, planifikohet të paguhet honorar mujor prej mesatarisht 130 eurosh (bruto).

Aplikimi në thirrje

Mundësi për aplikim në thirrjen për asistentë kanë:

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Përparësi gjatë përzgjedhjes do t’u jepet:

Dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të dërgohen në formë elektronike në dendo_vas@yahoo.com dhe redovnonacasovi@fosm.mk më së voni deri më 26 janar 2020.

                                    
            

—————————————————

15 Janar 2020