BASHKIMI EVROPIAN
Organizata partnere: Zbatues: Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedonia në partneritet me Fondacionin për iniciativa arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi" dhe Shoqatën Qendra për mbështetje arsimore "Dendo vas"
Lokacioni: Republika e Maqedonisë së Veriut
Kohëzgjatja: Tetor 2019 - tetor 2022
Aktivitete të projektit:
Bursa:Gjithsej 1545 bursa për 615 nxënës romë të regjistruar në klasën e parë, të dytë dhe të tretë, që do të mundësojë përfshirje të një numri sa më të madh të fëmijëve romë në arsimin fillor, kurse do ta zvogëlohet njëkohësisht edhe shpenzimi financiar i familjeve rome në lidhje me shkollimin e fëmijëve të tyre. Bursat në madhësi prej 400 eurosh në vit janë për fëmijët romë, familjet e të cilëve marrin ndihmë sociale. Mbajtja dhe rimarrja e bursës do të varet nga rregullsia në mësim dhe kalimi me sukses në klasën tjetër.
Mbështetja për bashkësinë rome :Sigurim i 60 asistentëve në komunat me ku bashkësia rome është më e madhe në numër, të cilët do të kenë bashkëpunim të afërt me familjet rome dhe shkollat dhe do të ndihmojnë në procesin e identifikimit të fëmijëve që janë jashtë sistemit arsimor, regjistrimin e tyre në shkollë, ndjekjen e rregullt të mësimit si dhe kalimin me sukses në klasat në vijim.
Mbështetja për shkollat: Sigurim i granteve për 50 shkolla maksimum për zbatim të projekteve të cilat nëpërmjet lojës dhe pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetet shkollore do ta nxitin interaksionin dhe shkëmbimin e njohurive midis nxënësve dhe do të mundësojnë transformim të shkollave në mjedis më inkluziv për të mësuar ku do të respektohet diversiteti dhe do të stimulohet zhvillimi i barabartë i të gjithë fëmijëve, si dhe zbatimi i trajnimeve për arsim dhe drejtësi sociale për arsimtarët dhe kuadrin tjetër profesional të shkollave.
Fushata edukative dhe motivuese: Si pjesë e projektit janë planifikuar edhe shumë evenimente edukative dhe shpërndarje e materialit si dhe fushatë edukative në media, e cila do të ketë për qëllim t'i informojë dhe nxitë familjet rome t'i regjistrojnë fëmijët e vet në shkolla të cilën do ta ndjekin rregullisht, por edhe t'i promovojnë fitimet e përgjithshme të arsimit mbi të ardhmen e fëmijëve dhe cilësinë e jetës.
Faktorët kryesorë dhe bashkëpunëtorët: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, pushteti lokal dhe shkollat.
Buxheti: 1 363 516 euro 1 225 528 euro - mjete nga Bashkimi Evropian 137,988 -pjesëmarrje e Fondacionit Shoqëria e Hapur - Maqedonia
Korniza kohore prill 2019 – prill 2022
Zbatues: Fondacioni Shoqëria e Hapur - Maqedonia
Partnerë: Eurotink, Reaktor dhe Qendra për Komunikime Qytetare
Rezultatet e pritura:
Buxheti i projektit: 640.439 euro
USAID
Projekt: "Sisteme të përforcuara për integritet në nivel lokal"
Qëllimi i projektit:
Të kontribuojë në përparimin e sundimit të mirë në nivel lokal me përforcim të rezistencës së pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe përplasjes së interesave, nëpërmjet (1) vendosjes së sistemeve të integritetit në pesë komuna; dhe (2) zmadhimit të përfshirjes qytetare në luftën kundër korrupsionit dhe përplasjes së interesave, sidomos të kategorive të lëndueshme të qytetarëve, nëpërmjet zmadhimit të vëllimit të rasteve të paraqitura, si dhe nëpërmjet mundësimit të ndihmës juridike dhe informimit.Organizata partnere: EHO Shtip, Stanica PET Prilep, Izbor Strumica, KSPS Shkup, Multikultura Tetovë.
Lokacione: Komuna Ohër, Prilep, Dojran, Karposh, Zhelinë
Rezultatet e pritura:PARTNERITET I HAPUR QEVERITAR
Mbështetje e procesit për përpilim të përbashkët të Planit aksionar nacional për Partneritet të hapur qeveritar 2021-2023
Qëllimet e projektit: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përforcimi i procesit të përpilimit të përbashkët duke siguruar një Plan aksionar nacional ambicioz (PAN) për Partneritet të hapur qeveritar (PHQ) 2021-2023. Qëllime specifike: Përmirësimi i dizajnit të PAN-it, nëpërmjet konsultimeve tematike të drejtuara dhe punëtorive (onlajn); Përmirësimi i cilësisë së angazhimit dhe dialogut për përpilim të përbashkët, nëpërmjet angazhimit të përfaqësuesve të rinj të Qeverisë, Rrjetit të organizatave qytetare, PHQ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë. Sidomos, nxitje për përfshirje të grupeve që nuk janë përfaqësuar sa duhet, gra, të rinj dhe bashkësia rome; Përforcimi i procesit të konsultimeve dhe prioretizimi i përpjekjeve; Përgatitja dhe nxitja e PAN-it të miratuar nëpërmjet grupeve të punës të Rrjetit të organizatave qytetare për PHQ.
Organizatat partnere: Qendra për komunikime qytetare, Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave -ESE, me mbështetje të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administrim (MSHIA)
Rezultatet e pritura:Buxheti: 10.000 dollarë