Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia siguron mbështetje për shoqërinë qytetare në Republikën e Maqedonisë të Veriut për nxitjen e reformave demokratike dhe për përshpejtimin e procesit të aderimit në Bashkimin Evropian nëpërmjet punës në tri fusha: 1) Integrimi në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal, 2) Tranzicioni i drejtë i gjelbër dhe 3) Transformimi digjital.

FSHHM-ja e shpall këtë Konkurs për dhënie të granteve me qëllim që të mbështetë projekte të organizatave qytetare në Republikën e Maqedonisë të Veriut për këto tri lloje grantesh:

  1. Mbështetje të organizatave qytetare të angazhuara në promovimin dhe mbështetjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të bashkëpunimit ekonomik rajonal
  2. Mbështetje për projekte të organizatave qytetare për përshtatje me ndryshimet klimatike të drejtuara kah politikave të drejta për mjedisin jetësor dhe tranzicionin e qëndrueshëm të gjelbër në vend
  3. Mbështetje për projekte të organizatave qytetare të cilat i adresojnë sfidat e procesit të transformimit digjital të shoqërisë

 

KARAKTERISTIKA TË GRANTEVE

 

Me këtë Konkurse do të jepen grante në suazat e tri temave të dhëna të punës së Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedonia në vitin 2023:

 

  1. Mbështetje të organizatave qytetare të angazhuara në promovimin dhe mbështetjen e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të bashkëpunimit ekonomik rajonal

 

Qëllimi i këtyre granteve është që t’i mundësojë shoqërisë qytetare të angazhohet aktivisht për përshpejtimin e integrimit evropian dhe të bashkëpunimit ekonomik rajonal. Këto grante do të duhet të promovojnë dialog, ta mbështetin procesin e reformave, ta monitorojnë zbatimin e politikave dhe të angazhohen për ndryshime. Këto grante u kushtohen projekteve të cilat nxjerrin në pah të dhëna të reja, i zgjerojnë burimet ekzistuese të të dhënave dhe i përmirësojnë dobishmërinë dhe interaktivitetin e të dhënave nëpërmjet zmadhimit të dukshmërisë, kuptimit dhe qasjes së tyre për qytetarët dhe për kreatorët e politikave. Aktivitetet duhet të sigurojnë komunikim efikas të analizave dhe të raporteve me palët e prekura dhe përdorim të tyre të mëtejshëm nga grupet për përfaqësim dhe nga qytetarët. Organizatat qytetare nëpërmjet aktiviteteve duhet ta promovojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, t’i adresojnë çështjet lidhur me integrimin evropian dhe t’i shfrytëzojnë mekanizmat për krijim inkluziv të politikave.

 

  1. Mbështetje për projekte të organizatave qytetare për përshtatje me ndryshimet klimatike të drejtuara kah politikave të drejta për mjedisin jetësor dhe tranzicionin e qëndrueshëm të gjelbër në vend

Qëllimi i këtyre granteve është të mbështetet puna e organizatave qytetare për pjesëmarrje dhe drejtim të debateve për krijimin e politikave të qëndrueshme zhvillimore; të mbështeten monitorimi dhe avokimi për politika të tranzicionit të drejtë të gjelbër, të bazuara në dëshmi; të zmadhohet vetëdija publike për nevojën e ndryshimit të sjelljeve negative të individëve dhe bashkësive, bizneseve, punës së përgjegjshme dhe llogaridhënëse të pushteteve lokale, pushteteve qendrore dhe institucioneve publike.

FSHHM do të mbështesë projekte inovative dhe kreative të cilat do të avokojnë për përmirësim të politikave dhe praktikave për një tranzicion të drejtë të gjelbër, do ta mbështesin zbatimin e Agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, do të flasin mbi sfidat aktuale dhe do të ofrojnë zgjidhje ose interpretim shtesë për pasojat nga mosaktiviteti për ndalim të ndotjes enorme të ajrit, kërcënimit në rritje të shumëllojshmërisë biologjike, zvogëlimit dhe keqpërdorimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe ujërave, menaxhimit me mbeturinat e forta etj.

 

  1. Mbështetje për projekte të organizatave qytetare të cilat i adresojnë sfidat e procesit të transformimit digjital të shoqërisë

 

Ky lloj grantesh u kushtohet organizatave qytetare me përvojë dhe kredibilitet në përfaqësimin dhe përparimin e politikave digjitale dhe kapaciteteve për propozim të zgjidhjeve inovative.

Këto grante do të mbështesin projekte të cilat i përfaqësojnë reformat në politikat në sferën digjitale të cilat kanë parasysh nevojat e të gjithë qytetarëve, e zmadhojnë qasjen te shërbimet e institucioneve publike në nivel lokal dhe qendror dhe i zhvillojnë shkathtësitë digjitale të të gjitha palëve të prekura. Propozim-projektet duhet të përfshijnë çështje aktuale dhe të mundësojnë kuptim më të thellë të sfidave dhe mundësive që i jep transformimi digjital. Propozim-projektet duhet të nxitin përfshirje aktive të qytetarëve në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta nëpërmjet zhvillimit të mekanizmave për pjesëmarrje qytetare dhe përfaqësim për infrastrukturë minimale digjitale të realizuar e cila është inkluzive dhe e realizueshme vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërsektorial me organizata të tjera qytetare, pushtetet, sektorin e biznesit dhe palët e tjera relevante të prekura në bashkësitë relevante.

 

BUXHETI DHE KORNIZA KOHORE

Periudha e realizimit të aktiviteteve për këto tri llojet grantesh është ndërmjet 6 dhe 9 muaj në periudhën korrik 2023 – mars 2024. Propozim buxheti për çdo projekt mund të jetë në rangun nga 15.000 mijë USD deri në 25.000 USD.

 

FINANCIM NGA BURIME TË TJERA

 

Financimi nga burime të tjera është i dëshirueshëm, por jo i obligueshëm për këtë konkurs. Organizata që paraqiten në këtë konkurs inkurajohen të sigurojnë pjesëmarrje në mbulimin e shpenzimeve nga mjete personale ose nga burime/donatorë të tjerë, si pjesëmarrje financiare që është e domosdoshme për arritjen e rezultateve të projektit dhe që mund të vërtetohet me dokumente.

 

 

PROCESI I VLERËSIMIT DHE KRITERET PËR PËRZGJEDHJE

 

Me këtë konkurs do të mbështeten propozim-projekte të cilat janë inovative dhe do të arrijnë ndikim të dukshëm dhe të cilat:

  1. i mbështesin drejtpërdrejt qëllimet e Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedonia;
  2. ofrojnë strategji kreative dhe efektive për qasje tek informacionet dhe për kontribut në politikat;
  3. zbatojnë kur është përkatëse, përdorim strategjik të mediave në promovimin e qëllimeve;
  4. promovojnë qasje integruese me fokus në etnikumet, gjini dhe personat me nevoja të veçanta;
  5. ndërtojnë partneritete dhe koalicione për zmadhim të ndikimit.

 

Përparësi do t’i jepet nismave të reja, inovative dhe krijuese që premtojnë qëndrueshmëri afatgjatë dhe që promovojnë një qasje integruese me fokus në komunitetet, gjininë dhe njerëzit me nevoja të veçanta. Inkurajojmë organizatat që më parë nuk kanë qenë grantmarrëse të Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni të aplikojnë në Konkurs.

Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia do t’u japë grante vetëm grantistëve përgjegjës të cilët posedojnë potencial për zbatim të suksesshëm të propozim-projekteve në përputhje me kriteret dhe kushtet e vendosura në këtë konkurs. Do të merren parasysh edhe integriteti, përvoja e mëparshme, resurse financiare dhe teknike, si dhe qasja te resurset e tjera të domosdoshme.

Përzgjedhja e grantistëve është proces që zhvillohet në tri faza: vlerësim parësor, vlerësim dhe dhënie e granteve. Çdo paraqitje do të vlerësohet paraprakisht që të garantojë se i plotëson kërkesat themelore dhe se është në përputhje me kriteret për kualifikim, të cilat janë:

 

 

Fletëparaqitje duhet të jetë në përputhje me të gjitha kriteret për kualifikim, me qëllim që ajo të kalojë në fazën e vlerësimit. Fletëparaqitjet që nuk i plotësojnë këto kushte do të refuzohen dhe nuk do të vlerësohen.

Të gjitha fletëparaqitjet që janë vlerësuar në fazën e vlerësimit të parë do të jenë objekt i shqyrtimit të mëtejshëm dhe i vlerësimit në bazë të kritereve të mëposhtme për përzgjedhje:

 

  1. Qasje teknike                                                                                                         (maksimum 60 pikë)
    • Relevanca e nevojave dhe çështjeve të përfshira                                             (30 pikë)
    • Cilësia e aktiviteteve të propozuara                                                                     (15 pikë)
    • Aktivitete të orientuara ndaj rezultateve                                                             (15 pikë)

 

  1. Kapaciteti dhe përvoja e mëparshme e organizatës                               (maksimum 20 pikë)
    • Kapacitete të organizatës për adresim të problemit                               (10 pikë)
    • Përvoja dhe rezultate relevante në fusha të ngjashme                               (10 pikë)

 

  1. Propozim-buxheti                               (maksimum 20 pikë)
    • Racionalitet i buxhetit                                                                                           (10 pikë)
    • Kapacitete administrative, financiare dhe menaxhere                               (10 pikë)

 

Gjatë procesit të vlerësimit, FSHHM mund të kërkojë informacione shtesë nga dorëzuesi i fletëparaqitjes për propozim-projektin ose për organizatën, të cilat i konsideron se janë të nevojshme për përfundimin e vlerësimit. Kërkesa për informacione shtesë nuk nënkupton se FSHHM-ja do ta mbështesë apo nuk do ta mbështesë propozim-projektin. Para miratimit të grantit FSHHM-ja mund t’i vizitojë organizata e paraqitura.

Organizatave të paraqitura do t’u dërgohen letra për miratim, refuzim ose për miratim me kusht të propozim-projekteve. organizata propozim-projektet e të cilave do të miratohen do të marrin Marrëveshje për grant ku do të vendosen obligimet juridike të organizatës-grantistit.

Lista e organizatave të përzgjedhura do të shpallet në ueb-faqen www.fosm.mk.

 

DORËZIMI I FLETËPARAQITJEVE

 

Çdo propozim-projekt duhet të dorëzohet në ekzemplarin përkatës për paraqitje, duke përfshirë të gjitha propozimet e nevojshme. Si fletëparaqitje e tërësishme e dorëzuar do të konsiderohet vetëm ajo që përfshin:

  1. Ekzemplar për paraqitje (Shtojca 1)
  2. Ekzemplar për propozim-buxhet (Shtojca 2);
  3. Kornizë kohore për zbatim (Shtojca 3);
  4. Indikatorë për matje të përparimit të projektit (Shtojca 4);
  5. Informacione themelore për organizata partnere, nëse është e zbatueshme (në formatin e dhënë: Shtojca 5).
  6. Letra për ndërmarrje të obligimit nga partnerët e projektit, nëse është e zbatueshme;

 

Shtojca të tjera të obligueshme:

  1. Gjendja aktuale nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se një vit;
  2. Dokument për regjistrim në përputhje me Ligjin për shoqatat dhe fondacionet nga Regjistri qendror i RMV-së;
  3. Raport vjetor narrativ dhe financiar nga viti i kaluar nëse është regjistruar më shumë se një vit (dorëzimi i këtyre dokumenteve është i obligueshëm, nëse nuk i ka organizata duhet të dorëzojë deklaratë për arsyet);
  4. Raport i fundit i revizionit (dorëzimi i këtij dokumenti është i obligueshëm, nëse organizata nuk ka raport revizioni duhet të dorëzojë deklaratë për arsyet);
  5. Biografi pune të personelit të përfshirë në projekt (maksimum dy faqe për çdo biografi).

 

Propozim-projektet zbatimi i të cilave bazohet në bashkëpunimin me institucionet publike duhet të dorëzojnë edhe dokument për pajtueshmëri për bashkëpunim të nënshkruar nga institucioni përkatës.

Ekzemplari për paraqitje duhet të plotësohet tërësish në font Calibri madhësi 11. Gjatë plotësimit të Ekzemplarit për propozim-buxhetin (Shtojca 2) është e nevojshme të kihen parasysh rregullat e dhëna në Udhëzimin për buxhetim i cili është pjesë e kësaj thirrjeje.

Paraqitjet e tërësishme duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, dhe në word dhe në pdf format, në adresat e mëposhtme: adrijana.lavchiska@fosm.mk и marija.mirchevska@fosm.mk me titull të mesazhit i cili përmban Emrin e dorëzuesit dhe titullin e projektit. Nëse keni pyetje mund t’i parashtroni në: adrijana.lavchiska@fosm.mk dhe marija.mirchevska@fosm.mk maksimum pesë ditë para përfundimit të afatit të fundit për dorëzim të fletëparaqitjeve.

Një sesion informues për organizatat që synojnë të aplikojnë do të mbahet online më 13 qershor 2023 duke filluar nga ora 12:00. Të interesuarit duhet të regjistrohen jo më vonë se 12 qershor 2023 deri në ora 16:00 në adresat: adrijana.lavchiska@fosm.mk dhe marija.mirchevska@fosm.mk. Pjesëmarrësit e regjistruar do të marrin një lidhje për të marrë pjesë në sesionin informativ.

Afati i dorëzimit të fletëparaqitjeve është 27 qershori 2023 deri në orën 16.00. Fletëparaqitjet e arritura pas këtij afati nuk do të shqyrtohen.

 

 

Array
(
    [0] => 
)
Дополнителни документи :
Пријава за граѓански организации
Погледнете:
Резултати од конкурсот

—————————————————

7 Qershor 2023