Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

NJU JORK – Patrick Gaspar ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqje si kryetar deri në fund të vitit. Gjatë tre viteve të tij në detyrë, ai iu kundërvu kërcënimeve të rëndësishme për shoqëritë e hapura anembanë botës, duke përfshirë edhe rritjen e regjimeve autoritare dhe pandeminë e virusit KOVID-19. Nën udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur janë bërë më të forta se kurrë do qoftë më parë.

Në postin e kryeatir atë do ta trashëgojë Mark Malloch-Brown, ish-Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i KB-ve dhe Ministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili tani është anëtar i Bordit Global të Fondacioneve. Maloch-Brown do të marrë detyrën më 1 janar.

Këtë vit, Gaspar e konceptoi dhe udhëhoqi kontributin prej 220 milion dollarësh të FSHH-ve në grante për të fuqizuar komunitetet e zeza dhe 200 milion dollarë në investime globale, të cilat përfshinin mbështetje për punëtorët kryesorë dhe komunitetet e tjera të goditura rëndë nga KOVID-19.

“Nga puna e tij si organizator i sindikatës dhe udhëheqja e tij politike gjatë administratës së Obamës, deri te roli i tij si ambasador i SHBA-ve në Afrikën e Jugut, Patrick ka qenë në krye të të gjitha të drejtave: pavarësisht nëse ata u referohen punëtorëve, grave apo grupeve të lënë pas dore,” tha Xhorxh Soros, themelues dhe kryesues i FSHH. “Përkushtimi i tij ndaj atyre që e sfidojnë pushtetin është arsyeja pse e ftova Patrick-un t’i bashkohej Shoqërisë së Hapur. “Jam veçanërisht i impresionuar me mënyrën se si ai i udhëhoqi Fondacionet në një botë të rrethuar nga joliberalizmi, dhe unë i duartrokas atij për këtë.”

“Ishte një nder i madh ta drejtoja këtë organizatë” – tha Gaspar. “Një ndryshim thelbësor në shoqëri nuk ndodh zakonisht në një moment revolucionar. Përkundrazi, është i nevojshëm partneriteti i aktivistëve, qeverisë dhe sektorit jofitimprurës, duke punuar së bashku në kohë dhe hapësirë, përmes unitetit dhe solidaritetit. Pikërisht për këtë kam punuar në kuadër të Shoqërisë së Hapur. Angazhimi im tani do të jetë të rikthehem në botën e politikës dhe të ideve, ku mund të vazhdoj të luftoj kundër tiranisë kudo në botë.”

Në Shoqërinë e Hapur, Gaspar solli një përvojë të pasur duke punuar brenda dhe jashtë qeverisë. Ai më parë shërbeu si Ambasador i SHBA-ve në Afrikën e Jugut nga viti 2013 deri në vitin 2016, i emëruar nga Presidenti, Barack Obama. Para kësaj, ai ishte drejtor ekzekutiv i Komitetit Kombëtar Demokratik nga viti 2011 deri në vitin 2013, ndihmës i Presidentit dhe Drejtorit të Zyrës së Çështjeve Politike të Shtëpisë së Bardhë nga viti 2009 deri në vitin 2011, dhe drejtor politik kombëtar i fushatës zgjedhore të Obamës në vitin 2008. Gaspar ishte gjithashtu nënkryetar ekzekutiv dhe drejtor politik i Sindikatës Ndërkombëtare të Punonjësve në Sektorin e Shërbimeve, një nga sindikatat më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Maloch-Brown, i cili do ta pasojë Gasparin si president, sjell në Shoqërinë e Hapur një përvojë të gjerë të udhëheqjes ndërkombëtare në qeveri, OJQ, filantropi dhe biznes. Ai shërbeu si Zëvendës-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-ve dhe Shef i Kabinetit gjatë mandatit të Kofi Annanit. Ai ishte më parë administrator i Programit të Zhvillimit të KB-ve. Ai e mbuloi Afrikën dhe Azinë si Ministër i Shtetit në Zyrën e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar gjatë mandatit të Kryeministrit, Gordon Brown. Në funksionet tjera që i ka kryer bën pjesë edhe posti i Zëvendës-kryetarit të Bankës Botërore. Ai e filloi karrierën e tij si gazetar në gazetën The Economist.

“Markun e njoh dhe kam punuar ngushtë me të për më shumë se tre dekada, nga mbështetja e opozitës ndaj regjimit të Pinoçes në Kil dhe ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit e Sarajevës dhe Bosnjës, deri te krijimi i përbashkët i Grupit Ndërkombëtar të Krizave” – tha Sorosi. “Marku është thellësisht i njohur me punën e Shoqërisë së Hapur dhe e ndan vizionin tim për një filantropi politike që përqendrohet dhe përgatitet për të ardhmen.”

“Unë jam shumë i nderuar dhe mirënjohës për besimin që më ka dhënë Xhorxhi, dhe do të punoj me përkushtim me të për të siguruar se do të qëndrojmë besnikë ndaj vizionit të tij origjinal dhe vlerave të Fondacioneve” – deklaroiv Mallock-Brown. “Është nder të trashëgosh punën e Patrick Gaspar-it dhe të vazhdosh atë që e ai filloi.”

“Të udhëhiqet kjo organizatë e jashtëzakonshme dhe të punohet me kaq shumë njerëz të talentuar që i kanë kushtuar jetët e tyre drejtësisë sociale është frymëzuese. Unë pres një partneritet të fortë me bordin tonë, veçanërisht me zëvendës-kryesuesin Alexander Soros, ndërsa ne do të vazhdojmë punën tonë për transformimin e Fondacioneve për t’u përballur me kërcënimet e reja ndaj demokracisë.”

 

4 dhjetor 2020

—————————————————

9 Dhjetor 2020