Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shprehim keqardhje të thellë për vdekjen e George Floyd dhe shumë afrikano-amerikanëve që kanë qenë viktima të brutalitetit policor nga ata që kanë për detyrë t’i mbrojnë dhe t’u shërbejnë komuniteteve tona, e jo t’i vrasin anëtarët e tyre.

Shpresë shohim te njerëzit në të gjithë vendin që bashkohen në protesta paqësore për një sistem të drejtësisë që nuk ka arritur t’i mbrojë bashkësitë me ngjyrë gjatë gjithë historisë sonë. Ne e kundërshtojmë dhunën e çdo lloji dhe nuk do të lejojmë veprimet shkatërruese të disave të na largojnë vëmendjen nga puna thelbësore e bashkimit dhe e krijimit të një të ardhme më të mirë për të gjithë fqinjët tanë.

Ne jemi krenarë për mbështetjen që ua ofrojmë organizatave që e promovojnë pjesëmarrjen qytetare dhe që e mbështesin të drejtën e të gjithë amerikanëve që t’i kërkojnë qeverisë së tyre t’i adresojë ankesat e tyre. Ata që po protestojnë kundër vdekjes së z. Floyd dhe brutalitetit policor në të gjithë vendin e bëjnë këtë për shkak të shqetësimit të thellë dhe të përherhshëm për vendin, e jo për ndonjë kompensim nga këto fondacione ose dikush tjetër, siç pretendojnë disa cinikë. Deklaratat e këtilla janë false, fyese dhe nuk janë në frymën e themeleve të demokracisë sonë të ngulitur në Amandamentin e Parë. Fuqia e njerëzve për të kërkuar përgjegjshmëri dhe për ta afruar vendin më pranë idealeve të saj vazhdon.

Fondacionet e Shoqërisë së Hapur

—————————————————

4 Qershor 2020