Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve në lidhje me krizën shëndetësore dhe luftën kundër COVID-19 dhe vazhdon të sigurojë në mënyrë aktive ndihmë dhe mbështetje kryesisht për qytetarët e margjinalizuar, mbrojtja e të cilëve është prioriteti ynë më i lartë.FSHHM-ja këtë herë siguroi 1.260 pako humanitare  shtesë  për familjet e rrezikuara rome, të cilat janë të prekura drejtpërdrejt nga pikëpamja sociale dhe ekonomike, dhe të cilat nuk u përfshinë gjatë shpërndarjes së parë të ndihmave humanitare.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, paketat humanitare do të shpërndahen dhe do të arrijnë në shtëpitë e mbi 5,000 qytetarëve të komunitetit rom  9 qytete – Berovë, Radovish, Strumicë, Kavadar, Negotinë, Kërçovë, Koçanë, Shtip dhe Veles.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Kryqi i Kuq në terren do të bashkëpunojë me përfaqësuesit e organizatave rome që janë pjesë e programit ROMACTED, si dhe Shtabin e Krizave të komunës së Berovës. U shprehim falënderim të madh për angazhimin e tyre vetëmohues dhe punën e palodhur.

Ne në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedonia jemi të përkushtuar të ndërtojmë një shoqëri tolerante dhe gjithëpërfshirëse, të hapur për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë. Mbështetja dhe pjesëmarrja e komunitetit rom në përmirësimin e kushteve për qasje në arsim, shëndetësi dhe shërbime juridike, por edhe për ndryshimin e perceptimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve ndaj romëve mbetet edhe më tutje në fokusin tonë.

—————————————————

27 Prill 2020