Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Qeveria e RMV-së më 1 nëntor 2021 ka njoftuar opinionin se më 30 tetor ka miratuar Propozim-buxhetin për vitin 2022 dhe se Propozim-buxheti është dorëzuar në Kuvendin e RMV-së. Propozim-ligji parashikon pothuajse të njëjtin buxhet për Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) krahasuar me vitin 2021, kur përfaqësuesit e KPMD-së nuk morën pjesë në përgatitjen e tij. Në fakt, me propozim-buxhetin e miratuar për KPMD-në janë paraparë 15.320.000,00 denarë të ndarë në disa zëra. Është veçanërisht shqetësues fakti se në Propozim-buxhetin nuk janë planifikuar mjete për realizimin e aktiviteteve të KPMD-së me qëllim të promovimit të parimit të barazisë dhe parandalimit dhe mbrojtjes efektive nga diskriminimi.

Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi rikujton se në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të rasteve të profilizimit racor dhe brutalitetit policor ndaj romëve, kufizimit të qasjes në kujdesin shëndetësor, thirrjes dhe nxitjes për diskriminim në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, shkeljes së të drejtave të punëtorëve të tekstilit etj. Prandaj, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi konsideron se duhet të garantohet pavarësia funksionale e KPMD-së, duke siguruar burime adekuate financiare për funksionimin e papenguar dhe gjithëpërfshirës të saj, gjë që theksohet edhe nga Komisioni Evropian. Buxheti i paraparë për KPMD-në në Propozim-ligjin për Buxhetin e RMV-së për vitin 2022 është manifestim i neglizhencës sistematike për grupet më të cenueshme të qytetarëve. Buxheti i vogël që nuk korrespondon me nevojat dhe kompetencat e Komisionit, do të ndikojë më së shumti në këto grupe të qytetarëve që janë më të rrezikuar nga diskriminimi.

Prandaj, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkon shprehjen e vullnetit politik për të vepruar në mënyrë që të promovohet parimi i barazisë me atë që përfaqësuesit e Kuvendit do ta rishikojnë Propozim-buxhetin për KPMD-në dhe do ta rrisin atë sipas nevojave dhe kompetencave të KPMD-së, dhe pastaj ta miratojnë.

Prandaj,

Në kushtet e sfidave të shumta logjistike dhe financiare me të cilat ballafaqohet KPMD-ja, Rrjeti vazhdimisht ka bërë thirrje për nevojën e rritjes së buxhetit përmes kritereve objektive në përputhje me kompetencat dhe mbështetjen adekuate nga institucionet kryesore. Pikërisht buxheti i ulët, burimet e pamjaftueshme dhe joadekuate financiare për realizimin e kompetencave, e rrezikojnë pavarësinë e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në fund të fundit, kjo do të thotë se më të margjinalizuarit kufizohen ndjeshëm në qasjen e tyre në një mekanizëm efektiv mbrojtës dhe në të njëjtën kohë forcohet dhe ruhet diskriminimi sistematik në shoqërinë tonë.

—————————————————

19 Nëntor 2021