Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Me transparencë dhe llogaridhënie të institucioneve do të sigurohen ndryshime thelbësore dhe do të krijohet shoqëri e hapur

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, ndacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” dhe ministri pa portofol i angazhuar për komunikim, transparencë dhe llogaridhënie në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Robert Popovski, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi, me të cilin sigurohet mbështetje për krijimin dhe zbatimin e Strategjisë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Memorandumi i bashkëpunimit parasheh mbështetje për përgatitjen e analizës së ekspertëve të gjendjeve, si dhe formimin e grupit punues të institucioneve dhe shoqërisë civile me qëllim që të krijohet një Strategji sa më e plotë për transparencë të qeverisë, ku janë përfshirë të gjithë aktorët relevantë. Pastaj Strategjia, përmes diskutimeve publike do të shpërndahet për konsultim edhe me shoqërinë civile, sektorin privat dhe institucionet shkencore dhe arsimore.

Me krijimin e këtij dokument strategjik, do të operacionalizohen rregullat e komunikimit të institucioneve me qytetarët dhe parimet e transparencës.

Për Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni, është imperativ ndërtimi i shoqërive dinamike dhe tolerante, autoritetet e të cilëve janë llogaridhënëse, ndërsa qytetarët e kontrollojnë dhe e korrigjojnë në mënyrë aktive punën e qeverisë dhe marrin pjesë në marrjen e vendimeve. Krijimi i Strategjisë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me përfshirje të drejtpërdrejtë të shoqërisë civile dhe sigurisht zbatimi i saj konsekuent janë një hap përpara drejt ndryshimeve thelbësore dhe sistematike që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, sidomos të anëtarëve të grupeve të margjinalizuara.

—————————————————

12 Qershor 2019