Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Misioni

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni është e përkushtuar për ndërtimin e shoqërive dinamike dhe tolerante, autoritetet e të cilave janë llogaridhënëse dhe të hapura për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve. Misioni ynë është integrimi i brendshëm i shoqërisë si parakusht për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ne jemi të përqendruar në forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në ndërtimin e një shoqërie të hapur, ku qytetarët dhe organizatat qytetare janë të vetëdijshme dhe e kontrollojnë dhe e korrigjojnë në mënyrë aktive punën e pushtetit. Ne ndihmojmë në krijimin e politikave publike që sigurojnë drejtësi më të madhe dhe i mbrojnë të drejtat themelore të njeriut. Prioriteti ynë më i lartë është ta mbrojmë dhe ta përmirësojmë jetën e qytetarëve, veçanërisht të atyre që u përkasin grupeve të margjinalizuara.

Vlerat