Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedonia shpall thirrje për dorëzimin e ofertave për përgatitjen e fushatës promovuese në media që qytetarët t’i kuptojnë më mirë reformat që lidhen me anëtarësimin në BE. Informatat e detajuara në lidhje me kërkesat e sakta gjenden më poshtë në këtë dokument dhe ato do të jenë udhëzues për përgatitjen e ofertës.

Të gjitha pyetjet shtesë për sqarimin e kërkesës së ofertës, të interesuarit mund të dërgohen jo më vonë se më 11.12.2019 deri në orën 12:00 në e-mail-et e mëposhtme: dance.danilovska@fosm.mk, kire.milovski@fosm.mk, ana.andreeva@fosm.mk dhe vanco.dzambaski@fosm.mk.

Oferta zyrtare me dokumentet e përfshira të detyrueshme duhet të dorëzohet jo më vonë se 20.12.2017, deri në orën 12:00, në zarf të mbyllur ku shkruan “OFERTË PËR FUSHATË NË MEDIA. MOS E HAP!”, në dorë ose me shërbim korrieri në adresën e mëposhtme:

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni

Bul. Jane Sandanski nr. 111, kati i 3-të

1000 Shkup, R. e Maqedonisë

Të gjitha ofertat që do të arrijnë pas kalimit të afatit nuk do të merren parasysh dhe nuk do të shqyrtohen.

Të gjitha ofertat do të shqyrtohen dhe do të vlerësohen në bazë të tërësisë së informacionit të kërkuar dhe në bazë të kritereve të vlerësimit të shpjeguara në përshkrimin e kërkesës për ofertë.

Të gjitha propozimet dhe ofertat duhet të jenë në gjuhën maqedonase.

Oferta duhet të ketë vlefshmëri prej të paktën 120 ditësh.

***

PËRSHKRIMI I THIRRJES PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

Përshkrim i shkurtër i thirrjes Përgatitja dhe implementimi i fushatës së integruar promovuese në media që do ta përmirësojë kuptimin e qytetarëve për reformat që lidhen me anëtarësimin në BE. Fushata promovuese përfshin përgatitjen dhe zbatimin e strategjisë për komunikim me ofertë të përfshirë për  dhënien me qira të hapësirës mediatike të bazuar në strategjinë e komunikimit.
Dokumentet e detyrueshme 1. Prezantimi i kompanisë me fokus të veçantë në fushatat e zhvilluara për përgjegjësi shoqërore
2. Strategjia provizore e komunikimit me logon dhe sloganin e propozuar
3. Buxheti i propozuar, i shprehur në denarë, me TVSH të përfshirë.
Pyetje dhe sqarime shtesë Jo më vonë se 11.12.2019 në orën 12:00
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të detyrueshme 20.12.2017 deri në orën 12:00
Kriteret e vlerësimit Strategjia e komunikimit, logoja dhe slogani – 60% Oferta financiare – 30%
Ekspertiza e kompanisë/ përvoja e kompanisë – 10%
Vlefshmëria e ofertës Të paktën 120 ditë

 

 

                        
Дополнителни документи :
Thirrja e plotë për dorëzimin e ofertave për përgatitjen e fushatës promovuese në media
Shablloni i buxhetit
Informatë e shkurtër për projektet e miratuara të 15 grantistëve

—————————————————

6 Dhjetor 2019