Në kuadër të projektit Të rregullt në orë: aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni së bashku me partnerët e tij Shoqatën – Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” dhe Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” shpall konkurs për ndarjen e bursave për 315 nxënës romë të regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2019/2020. Qëllimi i këtyre bursave është që duke e zvogëluar barrën financiare për familjet më të rrezikuara rome që lidhet me shkollimin e fëmijëve të tyre, të sigurohet përfshirje më të madhe e romëve në arsimin fillor, ndjekje e rregullt e mësimit dhe kalim i suksesshëm në klasat e ardhshme. Konkursi për ndarjen e bursave është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Informata themelore për bursat
- Bursa vlen për periudhën prej një viti shkollor (10 muaj) dhe është e dedikuar për t’i mbuluar shpenzimet e shkollimit të fëmijëve, ushqimit, veshjes, mjeteve/materialeve shkollore, pajisjeve sportive dhe pajisjeve të tjera për aktivitete jashtëshkollore të fëmijëve. Vlera e paraparë e bursës është 400 euro në vit, në kundërvlerë në denarë. Bursa do të paguhet në llogarinë e transaksionit të nënës, babait ose kujdestarit/kujdestares.
- Ruajtja e bursës gjatë vitit shkollor aktual 2019/2020, si dhe rinovimi i bursës për dy vitet e ardhshme shkollore 2020/2021 dhe 2021/2022 do të varen nga rregullsia e nxënësit në mësim, si dhe nga kalimi i suksesshëm në klasën e ardhshme.
Mundësi për të aplikuar në konkurs kanë:
- Nxënësit romë të regjistruar në klasën e parë në vitin shkollor 2019/2020;
- Nxënësit, familjet e të cilët marrin ndihmë sociale, gjegjësisht të cilat marrin ndihmë të garantuar minimale;
- Nxënësit që nuk shfrytëzojnë ndonjë bursë tjetër të siguruar nga mjetet e Bashkimit Evropian.
Më shumë informacion mbi konkursin dhe aplikimin mund të gjeni në linkun më poshtë.
—————————————————
15 Nëntor 2019