Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Këshilli drejtues dhe punonjësit

Këshilli drejtues

SANTA ARGIROVA

Kryetare e Këshillit drejtues

Zonja Santa Argirova është gazetare e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup. Nga viti 1991 deri në vitin 1996, ajo ishte redaktore e rubrikës së punëve të jashtme në TVM. Më vonë, nga marsi 1996 deri në mars 1997, ajo u punësua si sekretare e parë e Njësisë së marrëdhënieve me vendet fqinje të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në vitin 1997, ajo u bë redaktore e rubrikës së politikës së jashtme të televizionit “Telma” dhe në vitin 2001 u shfaq si autore, producente dhe udhëheqëse e emisionit të bisedave politike "20/20" që u transmetuan në të njëjtin televizion. Nga 2002 deri në 2006, ajo u punësua si shefe e kabinetit të ish-ministres së jashtme, Ilinka Mitreva. Në 2007 dhe 2008, ajo punoi në Sekretariatin për Punë të Jashtme. Nga dhjetori 2008 deri në tetor 2014, ajo punoi si redaktore për rubrikën e punëve të jashtme të TV Alfa, ku e krijoi dhe e udhëhoqi emisionin e bisedave politike “Pressing” nga 2011 deri në 2013.  Para zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2016, ajo ishte kryeredaktore e programit të lajmeve në TVM. Ajo shfaqet si autore e librave “Mirëmëngjes Jakov” dhe “Portreti i Dresdenit”. Ajo flet anglisht, greqisht, serbisht dhe kroatisht.

NATASHA GABER DAMJANOVSKA

Anëtare e Këshillit drejtues

Zonja Natasha G. Damjanovska ishte gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë nga tetori 2008 deri në tetor 2017. Nga prilli 1985 deri në tetor 2008 ka punuar në Institutin për Hulumtime Sociologjike, Politike dhe Juridike në Shkup dhe në vitin 2006 ka marrë titullin akademik të profesor i rregullt. Në këtë institut ajo ligjëroi lëndë të tilla si vendimmarrja politike dhe shoqëria civile dhe gjithashtu ligjëroi hyrje në politikë, sistemet politike krahasuese, zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut dhe globalizimi dhe politikat globale në Universitetin “Kolegji Amerikan” në Shkup. Ajo mbaroi studimet e doktoratës në Institutin e Hulumtimeve Sociologjike, Politike dhe Juridike në Shkup në vitin 1995. Ajo flet rrjedhshëm greqisht dhe anglisht dhe i njeh mirë frëngjishten dhe italishten. Ajo është autore e punimeve të shumta shkollore dhe shkencore, dokumenteve strategjike, raporteve të vlerësimit, studimeve kërkimore dhe analizave dhe ka qenë anëtare e grupeve të ndryshme të punës të ngarkuara me hartimin e Ligjit për zgjedhjen e përfaqësuesve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të vitit 2002 dhe Ligjit për zgjedhjet lokale të vitit 2004, kodifikimit të legjislacionit zgjedhor të vitit 2005 dhe ndryshimet e tij të vitit 2007, ndryshimet në Ligjit për shoqatat qytetare dhe fondacionet të vitit 2003 dhe 2008, Programit Kombëtar për Komisionin Shtetëror Kundër Korrupsionit të vitit 2007 dhe Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Të gjitha Formate e Diskriminimit të vitit 2005.

MERITA MAKSUTI

Anëtare e Këshillit drejtues

Zonja Merita Maksuti është arkitekte e diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, dhe ka magjistruar në Shkollën për planifikim urban dhe politika publike “Edward J. Bluestein” në Universitetin “Rutgers” në New Jersey, SHBA, si ish-pjesëmarrëse në programin Fulbright. Ajo është gjithashtu edhe revizore e certifikuar për efikasitet energjetik. Ka punuar për “Mercy Corps” si koordinatore e projekteve/menaxhere e projekteve për rindërtim në zonat pas konflikteve. Ajo ka përvojë pune me UNDP-në në Maqedoni si menaxhere e projekteve për projekte të vogla infrastrukturore përmes mundësive të punësimit, e më vonë si menaxhere e projektit/ zv.menaxhere e projekteve për projektet e infrastrukturës në nivel komunal. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ishte drejtore e “Project Harmony” për vendin tonë. Që nga viti 2009 është asistente në Universitetin Shtetëror të Tetovës në lëndën e metodave të dizajnimit dhe strategjive hapësinore, dizajnimit të elementeve dhe bazat e dizajnimit dhe urbanizmit. Që nga viti 2014 punon si arkitekte në byronë dizajnuese “Arkitektus 8”. Që nga shkurti i vitit 2015 ajo është e angazhuar nga “Veve Group” si menaxhere e programeve për projekte të infrastrukturës. Ajo është njëra nga themelueset dhe anëtaret aktive të lëvizjes “Eco Guerrilla” - një shoqatë ekologjike nga Tetova.

SIMONA DUKOVSKA

Anëtare e Këshillit drejtues

Zonja Simona Dukovska ka diplomuar në degën e inxhinierisë mekanike nga Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ajo ka mbi 16 vjet përvojë në strategjinë e markës, pozicionimin e markës dhe menaxhimin e markës; reklamimim dhe strategjinë kreative, menaxhim të fushatave, ri-markimi/pozicionimi; përvojë të madhe në ngritjen e vetëdijes për markën dhe produktet në nivel maksimal, si dhe profitabilitetin e markave të njohura; strategji të mediave, blerje dhe negociim, sponsorizim dhe ngjarje, hulumtim i tregut. Ka punuar si shefe e sektorit të marketingut dhe komunikimit në operatorin “VIP” nga viti 2009 deri në 2015. Aktualisht është drejtore e marketingut në TV Telma. Ajo flet anglisht, italisht dhe frëngjisht.

GORDAN GEORGIEV

Anëtar i Këshillit drejtues

Z. Gordan Georgiev ka qenë aktiv në sektorin civil për 20 vjet. Georgiev ishte drejtor ekzekutiv i Forum-CSID, një nga organizatat kryesore think-tank në Republikën e Maqedonisë dhe drejtor i Shkollës për Politikë të Maqedonisë nën patronazhin e Këshillit të Evropës dhe pjesë e Rrjetit Rajonal të 15 Shkollave të Studimeve Politike në vendet e Evropës Lindore. Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në projektet e realizuara nga Qendra për hulumtime në marrëdhëniet ndërkombëtare (CERI) në Paris dhe në projekte të Fondacionit “Charles Leopold Meyer” në Kongo-Brazavil dhe Kongo-Kinshasa. Ai është ekspert në Fondacionin Westminster për Demokraci dhe ka qenë i angazhuar si konsulent i pavarur nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ekspertiza e tij përfshin hulumtime në terren dhe projekte që lidhen me stabilizimin demokratik, pajtimin, marrëdhëniet ndëretnike, reformën dhe konsolidimin e partive politike, çështjet e sigurisë rajonale, reformën e praktikës parlamentare dhe decentralizimin. Nga viti 2009 deri në 2013 ai u zgjodh deputet në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë dhe ishte Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kulturë. Ai ka diplomë universitare dhe pasuniversitare në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare nga Instituti i Parisit i Shkencave Politike (IEP) dhe është magjistër i Studimeve Evropiane nga “King's College” në Londër. Ai përfundoi Programin e Edukimit Ekzekutiv të Harvardit në vitin 2009, ndërsa në vitin 2016 mori doktoratë në shkencat politike duke punuar në teoritë e sistemit shoqëror dhe strukturat e fuqisë. Aktualisht Georgiev është profesor inordinar në Fakultetin Juridik në Universitetin “FON” në Shkup.

Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues të FSHHM-së

Drejtori ekzekutiv

LJILJANA RISTOVSKA

Drejtore ekzekutive

Kuadri i programeve

ADRIJANA LAVÇISKA

Drejtore e programit

adrijana.lavchiska@fosm.mk

Të punësuar në projekte nga palë të treta

PROJEKTE TË FINANCUARA NGA BASHKIMI EVROPIAN

 

Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit

HRISTINA VASILEVSKA

Koordinatore e programit

hristina.vasilevska@fosm.mk