Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Si harxhohen paratë publike dhe a kanë të gjithë qytetarët qasje të barabartë në shërbimet shëndetësore, pse qytetarët duhet të përfshihen në planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e legjislacionit dhe buxhetit, janë pjesë e çështjeve përmes të cilave, së bashku me partnerët dhe grantistët, angazhohemi për përmirësimin e statusit shëndetësor të qytetarëve, veçanërisht të grupeve të margjinalizuara. Minimizimi i diskriminimit të romëve në sektorin e shëndetësisë, fuqizimi i këtij grupi të prekshëm si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar, po ashtu është një çështje tjetër e rëndësishme të cilës Fondacioni i kushton vëmendje të veçantë.

Në trajnimin dyditor ndërkombëtar për aplikimin e metodologjive për llogaridhënien sociale dhe fuqizimin ligjor përmes shembujve do të analizohet puna e organizatave të përfshira qytetare dhe problemet me të cilat përballen ato, si dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato. Qëllimi është të arrihen ndryshime pozitive dhe të përmirësohet qasja në mbrojtjen shëndetësore dhe shkalla e shfrytëzimit të të drejtave shëndetësore të romëve në rajon. Po ashtu do të shqyrtohet edhe procesi i bashkimit të metodave të punës për llogaridhënien sociale dhe fuqizimin ligjor, me qëllim që të identifikohen dhe të trajtohen siç duhet problemet e komunitetit rom. Do të diskutohen edhe mundësitë për veprim të përbashkët dhe rrjetëzimin e organizatave qytetare në rajon që punojnë në fushën e promovimit të shëndetit të romëve.

Trajnimi organizohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në partneritet me Shoqatën ESE dhe Programin e Shëndetit Publik në kuadër të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – Nju Jork, dhe në të marrin pjesë 45 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile nga Bullgaria, Rumania, Hungaria, Sllovakia dhe Maqedonia.

 

https://www.youtube.com/watch?v=bbMrKPn_3LA&t=37s

Говорници:

FOLËSIT

https://www.youtube.com/watch?v=bbMrKPn_3LA&t=37s