Në kuadër të projektit “Bazat e legjislacionit nga fusha e mjedisit jetësor dhe mekanizmat në shërbim të shoqatave të qytetarëve”, i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), ShZQ “Milieukontakt” Maqedoni ju fton të merrni pjesë në trajnimin me temë “Ndryshimet klimatike”, i cili do të mbahet. më 6 qershor 2022 (e hënë), duke filluar nga ora 13:00, në platformën Zoom.
Ky është trajnimi i parë nga gjashtë trajnimet e planifikuara për t’u realizuar në kuadër të konceptit “Kërcimi i Gjelbër – Partneritete për Aksion Klimatik” të FSHHM-së për të forcuar kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile për të shfrytëzuar të drejtat dhe mundësitë e ofruara nga legjislacioni nga fusha e mjedisit jetësor, dhe me qëllim rritjen e përfshirjes së tyre në krijimin e opinioneve dhe vendimeve në nivel lokal.
Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me ndryshimet klimatike dhe aksionin klimatik, si dhe t’i njohë pjesëmarrësit me përmbajtjen dhe zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për ndryshimet klimatike. Gjithashtu, gjatë trajnimit do të prezantohen shembuj të masave për lehtësimin e ndryshimeve klimatike (LEHTËSIM) dhe masave të përshtatjes dhe rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike (PËRSHTATJE).
Linku për ndjekjen e trajnimit:
https://us02web.zoom.us/j/83477944106?pwd=MVN3OEladFJ1S0ljRGpyQ2NJUVpVZz09
Говорници: