Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hapi pas Hapi” kanë nderin t’ju ftojnë në manifestimin tradicional Speech4Teach, i cili organizohet në kuadër të projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”.

 

Këtë vit ky aktivitet mbahet online në temën e shëndetit mendor me qëllim që të theksohet nevoja për parandalim që në moshë të re dhe rëndësia e përfshirjes së të gjithë aktorëve (institucionet shtetërore, administrata e shkollës, mësimdhënësit, shërbimi profesional dhe prindërit) që do të mundësojë krijimin e mjediseve të sigurta për nxënësit dhe programe të disponueshme për zhvillimin e aftësive socio-emocionale, por edhe mbështetje në kohë dhe të qasshme për të gjithë ata që kanë nevojë.

 

Në këtë ngjarje do të shfaqet premiera e videos së parë nga tre videot edukative të planifikuara, “Flasim për shëndetin mendor”, në të cilën ekspertë dhe praktikues i japin pikëpamjet e tyre mbi nevojën për shëndetin mendor dhe rëndësinë e tij për kapitalin njerëzor, fizik dhe social të komunitetit. Folës në këtë ngjarje do të jenë: Prof. Dr. Dimitar Bonevski, Prim. Dr. Meri Boshkovska, Prof. Dr. Aleksandra Karovska, Prof. Dr. Ognen Spasovski, psikologia Ana Poprizova dhe psikoterapistja Radmilla Zhivanoviç. Pas shfaqjes së videos, do të ketë mundësi për t’u bërë pyetje folësve dhe do të vijojë një diskutim i shkurtër.

 

Për përfshirje të drejtpërdrejtë, ju lutemi përdorni linkun:

https://us02web.zoom.us/j/89880081393 Meeting ID: 898 8008 1393

Ngjarja do të transmetohet edhe në faqen e Fondacionit “Hap pas Hapi” në FB.

Говорници: