Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shoqata për Analiza dhe Hulumtime-ZMAI me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni zhvilloi hulumtim për analizën e nevojave për investime për infrastrukturë dhe teknologji në 48 shkolla fillore në 10 komuna në RMV. Si produkt përfundimtar i hulumtimit, ZMAI përgatiti një publikim “Metodologjia për rishpërndarjen e buxheteve komunale për shkollat fillore”.

Promovimi i këtij publikimi do të mbahet më 6 nëntor 2020 (e premte), me fillim në orë 12:30 në platformën ZOOM.

Publikimi përfshin gjetje që mundësuan krijimin e një pasqyre gjithëpërfshirëse të situatës aktuale në 48 shkolla në 10 komuna për sa i përket situatës me infrastrukturën, pajisjet teknike dhe teknologjike dhe mjetet mësimore. Në të njëjtën kohë, ai përmban një analizë të detajuar të projekteve prioritare në shkolla, si dhe të nevojave për financimin e tyre. Analiza përfundon me përcaktimin e situatës aktuale me financimin e arsimit fillor nga qeveria qendrore dhe pushteti lokal dhe përfshin rekomandime për shpërndarje më efektive të fondeve komunale.