Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Organizata “think-tank” – Analitika ka nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju ftojë në ngjarjen ku do të prezantohen gjetjet e analizës së katër lirive në kuadër të integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor (lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit). Në të njëjtën kohë do të prezantohen edhe gjetjet e hulumtimit të parë sasior dhe cilësor “Perceptimi i kompanive të orientuara drejt eksportit në Maqedoninë e Veriut për Iniciativën “Ballkani i Hapur”.

Analizat dhe hulumtimet janë realizuar në kuadër të projektit “INTEGRIMI EKONOMIK I BALLKANIT PERËNDIMOR – Bashkëpunimi ekonomik rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal – Hartëzimi i progresit”, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni (FSHHM).

Qëllimi i analizës është të krijojë një pasqyrë të plotë të situatës aktuale, të hartëzojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe të përcaktojë situatën aktuale në kuadër të procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, duke iu referuar 4 lirive (lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit). Qëllimi kryesor është të bëhet hartëzimi gjithëpërfshirës i aktorëve kryesorë dhe i pozicioneve dhe rekomandimeve të propozuara të tyre për përmirësimin dhe forcimin e bashkëpunimit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Nëpërmjet kësaj ngjarjeje dëshirojmë të hapim një proces të dialogut ndërmjet të gjitha palëve relevante të interesit, por mbi të gjitha integrimin e të gjitha palëve të interesuara (sektorit publik dhe privat) përmes analizave dhe rekomandimeve për krijimin e një qasjeje sistematike për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ballkanit Perëndimor.

Ngjarja online do të zhvillohet më 9 shkurt prej orës 11:00 deri në ora 13:00, në platformën Zoom. Gjuha e punës në këtë ngjarje është maqedonishtja.

AGJENDA

Говорници: