14 tetor 2022, ora 12:00 – 14:00
Shkup, hoteli Aleksandar Palas, salla 3
Fondacioni Shoqëri e Hapur– Maqedoni në partneritet me Shoqatën Qendra për Mbështetje Arsimore “Dendo Vas” dhe Fondacionin për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi”, më 14 tetor të vitit 2022 (e premte), me fillim nga ora 12:00, në sallën 3 në Hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, organizojnë ngjarjen përfundimtare të projektit “Të rregullt në orë: aksion për përfshirjen e romëve në arsimin fillor.
Qëllimi i ngjarjes është të shënojë projektin trevjeçar dhe rezultatet e arritura në të përmes prezantimit të videove të shkurtra, një broshure dhe fjalimeve të disa nga përfituesit dhe bashkëpunëtorët që morën pjesë në projekt.
Në këtë ngjarje do të flasin ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska, Drejtoresha e shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz-Hamid”, Alvin Salimovski dhe asistenti për mbështetjen e komunitetit në Manastir, Ramadan Rustemov.
Aktiviteti do të hapet dhe do të pasohet nga një shfaqje e një grupi nxënësish të shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz-Hamid” dhe grupi muzikor “Roma Rock School”.
Говорници: