Më 23 maj 2022 (e hënë), duke filluar nga ora 11:30, do të mbahet konferenca “Shpresa të mëdha dhe rënie të mëdha: Qëndrimet e qytetarëve dhe të organizatave të shoqërisë civile dhe efektet e grupeve sektoriale të punës” në kuadër të projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platformë për pjesëmarrje strukturore në – integrimin në BE”, të cilin e koordinon dhe e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur– Maqedoni me partnerët Reaktor – Hulumtimi në Aksion, EUROTHINK – Qendra për strategji evropiane dhe Qendra për komunikime qytetare.
Konferenca do të organizohet online, në ueb-platformën ZOOM, në këtë link.
Në këtë ngjarje do të promovohen të dhënat nga tre ciklet e sondazheve të kryera në vitet 2020, 2021 dhe 2022. Do të bëhet një analizë dhe do të përcaktohen disa trende të gjetjeve kryesore nga hulumtimi kombëtar me qytetarët dhe nga hulumtimi me organizatat e shoqërisë civile.
Gjetjet tregojnë se sa mund të ndikojnë qytetarët në vendimet e marra në komuna dhe në shtet; A janë qytetarët të kënaqur me vendbanimin e tyre? A do ta përmirësojë jetën në vendin tonë procesi i negociatave për anëtarësim në BE?; Sa do të jetë i rëndësishëm për qytetarët anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE?; A kanë mundësi organizatat e shoqërisë civile të marrin pjesë në procesin e integrimit në BE?; Sa përqind e organizatave të shoqërisë civile kanë dëgjuar dhe kanë marrë pjesë në punën e grupeve sektoriale të punës?.
Fjalimin hyrës do ta mbajë Sandra Anastasovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, ndërsa gjetjet e hulumtimit do të prezantohen nga Tanja Ivanova dhe Bllazhen Maleski nga Reaktor – Hulumtimi në Aksion.
Pikëpamjet e tyre në lidhje me temën “Çfarë lloj dialogu social na nevojitet në rrugën drejt BE-së” do t’i paraqesin: Bojan Mariçiq, Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane, Fani Karanfillova-Panovska, Drejtore Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Irena Ivanova, Task Manager për Shoqërinë Civile në Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe German Fillkov, Kryetar i Qendrës për Komunikime Civile, dhe do të diskutojnë për të dhënat e anketës, efektet e punës së grupeve sektoriale të punës dhe përfshirjen e shoqërisë civile në anëtarësimin në BE. Moderatore e ngjarjes do të jetë Nada Naumovska, Koordinatore e lartë e programeve, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni.
Në këtë ngjarje do të sigurohet përkthim simultan në gjuhën angleze. Ngjarja është e hapur për qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.
Говорници: