Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më datë 16 mars 2022 (e mërkurë), me fillim në orën 12, në platformën online ZOOM, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të mbajë konferencën me temën “Me bashkëpunim dhe partneritet drejt politikave dhe praktikave cilësore për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi”, përmes të cilës do të promovohet puna e Rrjetit dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2022, e të cilat kanë për qëllim avancimin e politikave dhe praktikave për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimin e të drejtës për barazi.

Barazia është e drejtë e njeriut dhe vlerë kushtetuese që duhet avancuar përmes politikave, masave dhe aktiviteteve konkrete. Ajo paraqet themel të demokracisë dhe të drejtësisë sociale. Programi vjetor i Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi synon të kontribuojë për një shoqëri më të barabartë përmes masave në disa fusha: ndryshimet legjislative, përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve dhe monitorimi i situatës me qëllim të përmirësimin e politikave dhe praktikave për mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë. Aktivitetet që do t’i ndërmarrë Rrjeti kanë për qëllim edhe harmonizimin me legjislacionin e BE-së, që nënkupton harmonizimin e legjislacionit tonë kombëtar me normat juridike të Bashkimit Evropian, që është një nga kushtet që një vend të bëhet anëtar i BE-së.

Në këtë ngjarje do të promovohet dokumenti më i fundit i politikave publike “Inspektorati Shtetëror i Punës si mbrojtës i punëtorëve nga diskriminimi” nga autorja Natasha Petkovska, këshilltare juridike në Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe në Rrjetin për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Linku deri te ngjarja: https://us02web.zoom.us/j/89661865974

 

AGJENDA

Hapja e konferencës dhe pjesa hyrëse:

Përmirësimi i politikave dhe praktikave për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë – Kontributi i Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi

12.00– 12.05 Dançe Danillovska Bajdevska, Drejtore e Programeve, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni

12.05 – 12.10 Natasha Boshkova, Ekspertë ligjore, Koalicioni Margjinat, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Moderatore: Tona Kareva, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

Prezantimi i dokumentit dokument për politika publike:

12.10 – 12.30 “Inspektorati Shtetëror i Punës si mbrojtës i punëtorëve nga diskriminimi”, autore Natasha Petkovska, këshilltare juridike, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

12.30 – 12.50 Panel: Rishikimi i punës së organeve të barazisë: kushtet, sfidat dhe mënyrat e bashkëpunimit me sektorin e shoqërisë civile në mbrojtjen nga diskriminimi dhe shoqëria më e barabartë

Folës: Avokati i Popullit, z. Naser Ziberi

Igor Jadrovski, anëtar i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi

Sanja Jovanoviq Paneva, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Moderatore: Eva Spasevska, HERA, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

12.50 – 13.10 Panel: Diskriminimi në zonat rurale dhe sfidat e grave fermere

Folëse: Elena Grozdanova, Këshilltare shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (duhet të konfirmohet)

Marina Tasheska, Lag-i AGRO Lider

Liljana Jonoski, Koalicioni Rural

Moderatore: Jovana Jovanovska Kanurkova, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

 

13.10 – 13.30 – Pyetje dhe diskutim

13.30 – 13.35 – Fjalë përmbyllëse dhe mbyllja e ngjarjes

Говорници: