Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shoqata gjeografike rajonale GJEOSFERA – Manastir është një organizatë që merret aktivisht me përmirësimin e kushteve të punës dhe të mjedisit jetësor për të gjithë qytetarët në rajonin e Manastirit, por edhe me përmirësimin e cilësisë së procesit arsimor, posaçërisht përmes lëndës së gjeografisë.

Fokusi kryesor i organizatës është Manastiri, i cili është vazhdimisht aktualë si qytet me probleme të mjedisit jetësor, veçanërisht ndotjen e ajrit. Por, në vitet e fundit, një problem i madh me të cilin përballet qyteti janë mbeturinat dhe formimi i deponive ilegale. Deponitë digjen rregullisht, si në kontejnerë ashtu edhe në deponinë e qytetit, e cila është një shkak i drejtpërdrejtë i ndotjes së ajrit. Djegia e papërgjegjshme e kabllove për shitjen e telave të bakrit gjithashtu luan një rol të madh në ndotjen e ajrit në Manastir. Vetëdija e ulët për problemin tek qytetarët dëshmon të jetë një nga arsyet e problemit në rritje me mbeturinat në Manastir.

Projekti “Zgjojeni EKO-VETËDIJEN në VETEN TUAJ!” në një mënyrë autentike dhe ndërvepruese i qaset zgjidhjes së problemeve aktuale me mbeturinat komunale në qytetin e Manastirit. Duke përdorur mjete moderne (të tilla si: hartëzimi GPS, hartat interaktive në Google Maps, anketat online, fotografitë, hartat digjitale, etj.) e nxjerr në pah problemin në një nivel më të lartë, me çka, do të përpiqet ta rrisë ndërgjegjësimin tek qytetarët, veçanërisht të rinjtë, për pasojat negative të mbeturinave. Ky projekt synon ta rrisë vetëdijen ekologjike edhe të popullatës rome në vendbanimin Bair, që ata të binden për pasojat e dëmshme të djegies së vazhdueshme të kabllove për marrjen e telave të bakrit, dhe në të njëjtën kohë, do t’i shohin edhe përfitimet nga përdorimi i mjeteve për heqjen e telave duke marrë të ardhura më të larta financiare nga telat e shitur të bakrit.

Përmes aktiviteteve të projektit siç janë kryerja e hulumtimeve dhe hartëzimi i deponive, lokacionet për koshat për mbeturina dhe hapësirat e gjelbra publike, projekti do të përpiqet t’i inkurajojë institucionet komunale të veprojnë në mënyrë proaktive për të ruajtur mjedisin jetësor, me çka do të rritet edhe kontributi i tyre në zgjidhjen e këtij problemi akut.

Gjeosfera nga Manastiri në kuadër të projektit “Zgjojeni EKO-VETËDIJEN në VETEN TUAJ!” përgatiti një video ku i adreson problemet e romëve në Bairin e Epërm, lidhur me kushtet e këqija të jetesës pranë deponisë dhe pa qasje në ujë të pijshëm, por edhe problemet që rrjedhin nga ekzistenca e vetë deponisë.

Videon mund ta shikoni këtu:

Për më shumë informata për punën e “Gjeosfera” – Manastir, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre.

—————————————————

27 Korrik 2020