Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Një nga problemet me të cilat përballen qytetarët e Shtipit është zhdukja e vendkalimeve për këmbësorë, përkatësisht fshirja e tyre e shpejtë dhe mungesa e dukshmërisë, gjë që e bën qytetin të pasigurt për ecje.

Për ta tërhequr vëmendjen ndaj këtij problemi aktual, aktivistët e artit nga Shtipi vendosën panele kartoni në udhëkryqet në Shtip me dizajn të zebrës që e vjedh bojën nga vendkalimet për këmbësorë, duke e përfaqësuar kështu zhdukjen e shpejtë të vendkalimeve për këmbësorë në qytet.

Hulumtimi i bërë më parë në internet, në të cilin qytetarët e Shtipit i veçuan problemet më të mëdha me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme, tregoi se një problem i madh për qytetarët e Shtipit është zhdukja e zebrave, përkatësisht vendkalimet e këmbësorëve dhe sinjalizimi në rrugë.

Edhe pse sinjalizimi i trafikut gjithnjë e më shpesh rinovohet në qytet, prapë pas një periudhe të caktuar ai zhduket, gjegjësisht fshihet dhe shoferët dhe këmbësorët e komunës së Shtipit lihen të vozisin dhe të ecin në rrugë me sinjalizim të të pjesshëm ose pa sinjalizim rrugor. Në komunat më të mëdha dhe në vendet e tjera evropiane, infrastruktura rrugore është e shënuar me plastikë akrilike të ftohtë me trashësi deri në 7 mm dhe lejon kalimin e katër milion automjeteve pa dëmtime. Përdorimi i këtij lloji të materialit për sinjalizim rrugor do të kursejë nga buxheti i qytetarëve të Shtipit në planin afatgjatë dhe do të ndërpritet lyerja mujore e rrugëve me bojëra çimentoje, dhe qytetarët do të vozisin dhe do të ecin nëpër rrugë të shënuara në mënyrë të përhershme dhe të sigurta.

Aksioni “Zebra-hajdute” është me karakter satirik dhe synon t’u tregojë autoriteteve lokale dhe ndërmarrjeve publike për nevojën e një zgjidhjeje afatgjatë për sinjalizim cilësor rrugor që do të sigurojë rrugë më të sigurta për qytetarët, por edhe kursime në buxhetin e komunës së Shtipit.

Aksioni u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

24 Qershor 2021