Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në kuadër të iniciativës “Bërthamat kreative rajonale”, më 5 mars të vitit 2021, u mbajt një punëtori online në temën “Korrupsioni dhe mjedisi jetësor”. Në punëtorinë për korrupsionin dhe mjedisin jetësor, folën Mirko Popoviq nga RERI, Serbi dhe Denis Zhishko nga Qendra për Ekologji dhe Energji nga Bosnja dhe Hercegovina, aktivistë të shquar për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vendet e tyre. Ata ndanë përvojën dhe situatën e tyre në Ballkanin Perëndimor me 23 artistë, aktivistë dhe gazetarë nga katër vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia), tre vende të Afrikës Perëndimore (Senegali, Guinea dhe Gana) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Iniciativa “Bërthamat kreative rajonale: shfrytëzimi i fuqisë së artit dhe kulturës për të inkurajuar veprimin qytetar kundër korrupsionit” i është kushtuar fuqizimit të artistëve, avokuesve dhe gazetarëve që të jenë më efektivë në përpjekjet e tyre për të ndikuar në përfshirjen e njerëzve në çështje që lidhen me korrupsionin. Bërthamat kreative rajonale janë platforma virtuale ku pjesëmarrësit kërkojnë të mësojnë se si dhe pse të angazhohen në mënyrë kreative në çështjet anti-korrupsion, duke mundësuar ndërveprimin midis “afektit” dhe “efektit” që mund të rezultojë në ndryshimin e perceptimit të publikut dhe ndikimin në politikat publike. Në zbatimin e iniciativës janë të përfshira katër fondacione nga Ballkani Perëndimor (Fondacione nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia), fondacioni rajonal nga Afrika Perëndimore, programet e FSHH-së nga Nju Jorku për kulturë dhe arte dhe drejtësinë ekonomike, si dhe sektori Lab në kuadër të Njësisë strategjike të FSHH-së.

—————————————————

22 Mars 2021