U mbajt trajnimi i dytë tematik për gazetarët në temën: “Procedura penale, rrjedha e procedurës dhe të drejtat e pjesëmarrësve” si pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit “Forcimi i kapacitetit të gazetarëve hulumtues në fushat e Kapitullit 23, me fokus në gjyqësi”.
Si pjesë e projektit, janë paraparë gjithsej 6 trajnime tematike për gazetarët, ku ata do të njihen më në detaje me procedurën penale, publikun në gjykime, si dhe praktikën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me lirinë e mediave, interesin publik, të drejtën për gjykim të drejtë dhe të korrekt. Ligjërues në trajnime janë praktikues dhe teoricienë me përvojë në fushat e Kapitullit 23.
Paralelisht me mbajtjen e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të 10 gazetarëve, ata do të punojnë në përgatitjen e storjeve hulumtuese dhe raporteve në tema që lidhen me gjyqësinë dhe Kapitullin 23, me mbështetje mentoriale nga redaktorët dhe gazetarët me përvojë – Ljupço Nikollovski, Teofill Bllazhevski dhe Aleksandar Dimitrievski.
RRETH PROJEKTIT
Projekti “Forcimi i kapacitetit të gazetarëve hulumtues në fushat e Kapitullit 23, me fokus në gjyqësi” implementohet në partneritet me Koalicionin “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Trajnimi u mbajt online, më 15 janar 2021.
Projekti synon të forcojë dhe të avancojë kapacitetin e gazetarëve në fushat e Kapitullit 23, me fokus në gjyqësi, gjë që do të kontribuojë në informimin objektiv dhe të paanshëm të publikut dhe dokumentimin e përmbushjes së detyrimeve të vendit dhe proceset e zbatuara të reformës, si parakusht për pranimin e RMV në BE. Në të njëjtën kohë, projekti synon të forcojë bashkëpunimin midis organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarëve, si dhe të rrisë vetëdijen e përgjithshme të publikut për tema nga fusha e gjyqësisë, si dhe rëndësinë dhe ndikimin e tyre.
—————————————————
18 Janar 2021