Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në periudhën 16 – 19 dhjetor të vitit 2019, në hotelin Sirius në Strumicë, mbajti seminar për fuqizimin ligjor për punonjësit e Njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë.

Përveç të punësuarve në Njësitë rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, në seminar morën pjesë edhe përfaqësues të Koalicionit Margjinat, Romano Çaçipe, Klinikës Juridike, Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Shkup, Edukative – Organizata Humanitare EHO – Shtip, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Administrativ Shtetëror dhe ekspertë të Këshillit të Evropës.

Përmes sesioneve teorike dhe interaktive të punës në seminar, punonjësit e Njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë fituan njohuri adekuate për atë se çfarë nënkupton koncepti i fuqizimit ligjor, si dhe për format e qasjes në drejtësi në komunitet – sigurimi i ndihmës juridike, parajuridike dhe ndihmës juridike falas, si dhe për Klinikën Juridike. Në të njëjtën kohë, u shqyrtuan edhe sfidat e identifikuara që rrjedhin nga zbatimi i deritanishëm i Ligjit për Ndihmën Juridike Falas, arkivimi dhe mbajtja e regjistrit të akteve reale që i miratojnë njësitë rajonale, reforma sociale dhe të drejtat e reja të mbrojtjes sociale dhe u bë prezantimi i mjeteve të procesit për trajtimin e kërkesave për ndihmë juridike falas.

Seminari është pjesë e prioritetit Qasja në Drejtësi në kuadër të Plani të katërt Aksional Kombëtar për Partneritet të Hapur Qeveritar 2018-2020, në angazhimin për të cilin institucion referues është Ministria e Drejtësisë.

Programi i ngjarjes është hartuar në bashkëpunim me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Evropës.

—————————————————

20 Dhjetor 2019