Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe komunën e Kriva Pallankës, më 5 shtator të vitit 2019 e hapën pjesën e rikonstruktuar të çerdhes “Vesa pranverore, pjesë e IPÇF “Detelinka”, në Kriva Pallankë, me çka kapaciteti i çerdhes së fëmijëve u zgjerua edhe për 40 fëmijë të tjerë.
“Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedonia i mbështet përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të komunave për të siguruar një përfshirje sa më të madhe të fëmijëve në çerdhe. Fëmijët që ndjekin mësim parashkollor kanë shanse shumë më të mëdha për rritje dhe zhvillim më të mirë dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme të rriten kapacitetet dhe cilësia e institucioneve parashkollore. Me çdo investim në këtë sektor mundësohet një e ardhme më e mirë për fëmijët, por dhe për tërë shoqërinë” – theksoi drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Fani Karanfillova-Panovska.
Aktivitetet ndërtimore për zgjerimin e kapaciteteve të çerdhes në Kriva Pallankë janë realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe komunën e Kriva Pallankës, në përputhje me marrëveshjen për sigurimin e mjetev për përshtatjen e ambienteve shtesë, me çka do të rritet përfshirja e fëmijëve të komunës në çerdhe.
Duke u nisur nga bindja se arsimi cilësor, që është në dispozicion për të gjithë, është shtytësi kryesor për transformimin e shoqërisë, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni edhe më tej mbetet i përkushtuar për ta mbështetur arsimin në Maqedoni.
—————————————————
13 Shtator 2019