Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

HOPS – Opsionet për jetë të shëndoshë Shkup (HOPS) e mbajti trajnimin e parë dyditor nga seria e trajnimeve që vijojnë për parajuristët, të cilët ofrojnë këshilla dhe ndihmë për komunitetet me të cilat punon organizata – punëtoret seksualë dhe personat që përdorin drogë.

Trajnimi u mbajt më 4 dhe 5 maj 2022 dhe kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të paraljuristëve për të prezantuar dhe transmetuar informacione dhe për të ofruar ndihmë parajuridike. Trajnueset Despina Stojanovska dhe Margarita Gligurovska u fokusuan në qasjet e komunikimit me komunitetet e margjinalizuara, metodat dhe mjetet për mobilizimin e suksesshëm të njerëzve nga komunitetet dhe njohjen e tyre me shërbimet që ofrohen nga HOPS. Më tej, u prezantua se çka është dhe cili është roli i asistencës parajuridike dhe mënyra se si ajo zbatohet/implementohet në programet e HOPS-it. Trajnimi ishte interaktiv dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja personale si dhe të fitojnë aftësi përmes shembujve dhe ushtrimeve praktike.

Projekti “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit” financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, HOPS – Opsione për Jetë të Shëndetshme, Shkup dhe Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë – Stacioni P.E.T.

—————————————————

9 Maj 2022