Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 10 dhe 11 mars në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë u mbajt trajnim për mbajtjen e debatit publik në kontest administrativ, në të cilën marrin pjesë gjyqtarë nga Gjykata Administrative dhe Gjykata e Lartë Administrative.

Trajnimi, i cili është i pari i këtij lloji në vend, u hap nga Dr. Natasha Gaber Damjanovska, drejtore e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë dhe anëtare e Këshillit Drejtues të FSHHM-së dhe z. Zharko Haxhi-Zafirov, udhëheqës i programeve në Qendrën për Hulumtime dhe Analiza Juridike.

Gjyqtarja Zheljka Zriliq Jezhek, gjyqtare në Gjykatën Administrative në Zagreb, gjatë trajnimit do ta prezantojë Doracakun për mbajtjen e debatit publik në kontest administrativ, duke mbuluar shumë tema të rëndësishme, si përgatitja e debatit publik (shqyrtimi paraprak i padisë, dhënia e përgjigjes për padinë, caktimi i debatit publik), parimet e debatit publik (mbajtja e debatit publik, nxjerrja e provave), nxjerrja e provave në kontest administrativ, marrja në pyetje e palëve dhe ruajtja e rendit.

Trajnimi organizohet në kuadër të projektit “Drejtësi administrative sipas standardeve evropiane”, që implementohet nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike (QHAJ) – Shkup, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Projekti synon ta përmirësojë sistemin e qeverisjes së mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duke siguruar drejtësi efektive administrative të bazuar në standardet evropiane.

Projekti “Drejtësi administrative sipas standardeve evropiane” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

—————————————————

10 Mars 2020