Në organizim të Rrjetit për Parandalimin e Ikjes së Trurit, në 21.10.2020 u mbajt konferenca përfundimtare: “Si u përballën institucionet me ikjen e trurit 2013-2020?”. Në konferencë u prezantua Analiza e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunim dhe Parandalimin e Ikjes së të Rinjve dhe Kuadrove me Cilësi të Lartë 2013-2020. Në kuadër të konferencës u mbajt diskutimi në panel “Cilat politika na duhen për ta zvogëluar ikjen e trurit?”, ku diskutuan: Millan Zhivkoviq – Këshilltar i Veçantë për Punën dhe Politikën Sociale në Kabinetin e Kryeministrit dhe deputetët në Kuvend, Timço Mucunski dhe Darko Kaevski.
Analiza e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunim dhe Parandalimin e Ikjes së të Rinjve dhe Kuadrove me Cilësi të Lartë 2013-2020, në maqedonisht dhe Shqip mund ta gjeni këtu:
Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Rrjeti për Parandalimin e Ikjes së Trurit” i mbështetur financiarisht nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni” në periudhën shtator 2019 – tetor 2020. Rrjeti për Parandalimin e Ikjes së Trurit është një rrjet joformal i përbërë prej shtatë organizata të shoqërisë civile që punojnë në fusha të ndryshme në lidhje me zhvillimin e të rinjve, politikat dhe të drejtat e të rinjve, si dhe informimi i të rinjve. Qëllimi i rrjetit është ta inkurajojë krijimin e zgjidhjeve sistemike për mbajtjen e të rinjve në vend.
—————————————————
29 Tetor 2020