Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Cila është gjendja faktike për sa i përket paraqitjes transparente të rrogave?

Shuma e rrogës neto rrallëherë publikohet në shpalljet e punës. Punëdhënësit refuzojnë me këmbëngulje ta respektojnë detyrimin ligjor, i cili i detyron ata ta deklarojnë shumën e rrogës bazë ose shumën nga niveli më i ulët deri në nivelin më të lartë të rrogës neto për vendin e punës për të cilën kërkohet një punëtor, kur punësojnë nëpërmjet shpalljes publike. Si ndikon kjo në mundësinë e diskriminimit në vendin e punës?

Reklamuesit zakonisht theksojnë se rroga do të merret vesh pas përfundimit të procesit të punësimit me kandidatin e suksesshëm, sepse besojnë se në këtë mënyrë do të mund të sigurojnë një ofertë më të mirë për veten e tyre, gjegjësisht të përcaktojnë një rrogë më të ulët për punonjësin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për negociatat në të cilat kandidati i suksesshëm për punësim është grua, sepse vetë pozita e tregut të punës i vendos gratë në një pozitë më pak të favorshme për negociata.

Të dhënat tregojnë se gratë janë shumica dërrmuese e popullsisë joaktive, shpeshherë fitojnë më pak dhe punojnë në industri me rrogë më të ulët.Nga ajo që u tha shihet se Maqedonia e Veriut, përveç në disa pjesë dhe në një farë mase, nuk e ka bazën e nevojshme ligjore për të reduktuar hendekun dhe se në realitet pothuajse nuk është ndërmarrë  asnjë hap për të adresuar ashtu siç duhet këtë problem.

Cilat janë përfitimet nga eliminimi i hendekut gjinor në rroga?

Dokumenti jep përfundime dhe rekomandime që synojnë të përmirësojnë sistemin ligjor të Maqedonisë së Veriut duke i vendosur kornizt për legjislacion më të mirë të punës dhe kundër diskriminimit.

Konkluzionet e nxjerra nga dokumenti i politikave publike “RROGA: SIPAS MARRËVESHJES” – Ulja e hendekut gjinor përmes transparencës së rrogave, shihni më poshtë, ndërsa dokumenti i plotë i disponueshëm në maqedonisht dhe anglisht, është këtu:

Dokument i politikave publike në gjuhën maqedonase

Dokumenti i politikave publike në gjuhën shqipe

Përmbledhje në gjuhën maqedonase 

Dokumenti është përgatitur në kuadër të projektit “Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Aksion i Përbashkët për Avancimin e Barazisë dhe Drejtësisë Sociale në Komunitetet e Margjinalizuara”, i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

25 Nëntor 2021