Regjistrimi i popullsisë është një operacion statistikor jashtëzakonisht i rëndësishëm për një vend. Në Maqedoninë e Veriut, në dekadat e kaluara, politikanët kryesisht e kanë shndërruar regjistrimin e popullsisë në regjistrim etnik, i cili është veçanërisht i rrezikshëm sepse regjistrimi as për së afërmi nuk përfundon vetëm me regjistrimin etnik të popullsisë. Regjistrimi i popullsisë ofron një pasqyrë të thellë të situatës në terren dhe ofron të dhëna themelore mbi të cilat bazohet krijimi i politikave dhe i strategjive të zhvillimit në fusha të ndryshme shoqërore.
Është e një rëndësie të madhe që qytetarët të informohen në mënyrë të paanshme, cilësore dhe të besueshme për gjithë procesin e zbatimit të këtij operacioni statistikor, por edhe më tepër të arsimohen se pse regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm dhe pse duhet të zbatohet me sukses. Qytetarët duhet ta kuptojnë rëndësinë e regjistrimit të popullsisë për zhvillimin dhe avancimin e cilësisë së jetesës në vend, gjegjësisht ta kuptojnë se regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk duhet të jetë një “fushë betejë” partiake-politike, etnike-fetare, por një operacion kyç statistikor që do të mundësojë politika cilësore të zhvillimit.
Në mënyrë që të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë dhe zbatimin e tij të suksesshëm, OJQ-ja “Infocentar”, me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në periudhën mars – maj 2021, do të zbatojë projektin “Regjistrimi i popullsisë 2021 – me qytetarë të informuar mirë për një regjistrim të suksesshëm të popullsisë”, i cili do të përfshijë disa aktivitete.
Si pjesë e projektit, do të realizohet një fushatë edukative-informuese për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë dhe për rolin e tij në krijimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave të zhvillimit në fusha të ndryshme të rëndësishme shoqërore si ekonomia, shëndetësia, politika sociale, zhvillimi rajonal, arsimi, bujqësia, energjia, infrastruktura etj. Për më tepër, do të krijohen përmbajtje edhe informative-edukative për ueb-faqen e specializuar Regjistrimi i popullisë (http://popis.mk/) në formatin e artikujve/lajmeve/intervistave/deklaratave në lidhje me përgatitjen dhe zbatimin e Regjistrimit të popullsisë 2021, por edhe storje analitike gazetareske që do të hulumtojnë më thellësisht rëndësinë e regjistrimit të popullsisë dhe të dhënave të regjistrimit për krijimin e strategjive dhe politikave të zhvillimit në fusha të veçanta shoqërore.
Për më shumë informacion në lidhje me projektin ndiqni OJQ-në “Infocentar” në faqen e tyre në Facebook ose në ueb-faqen http://popis.mk/
—————————————————
22 Mars 2021