Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjatë dhjetorit të vitit 2020, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) zhvilloi pesë punëtori me përfaqësues të komunave të Zhelinës, Karposhit, Dojranit, Prilepit dhe Ohrit, në mënyrë që të përgatisin sisteme të integritetit për secilën komunë veç e veç. Qëllimi i punëtorive ishte të analizohet shkalla e probabilitetit të shfaqjes së rreziqeve të caktuara të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, prioritizimin e tyre dhe zhvillimin e masave të propozuara për adresimin e këtyre rreziqeve në secilën prej komunave të synuara.

Punëtoritë u drejtuan nga një ekip ekspertësh i përbërë nga: prof. dr. Ana Pavllovska-Daneva, profesore në Departamentin e së Drejtës Administrative në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, Konstantin Bitrakov, M.Sc., asistent në të njëjtin departament dhe hulumtues në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, mr. Sabina Fakiq, Drejtore e Programeve në Qendrën për Komunikime Civile dhe Dr. German Filkov, Kryetar i Qendrës për Komunikime Civile.

Vlerësimeve të rrezikut të prezantuara në këto punëtori i parapriu një proces disa mujor i mbledhjes së informacionit, duke përfshirë: kryerjen e intervistave me kryetarët e komunave, sekretarët e komunave ose shefat e kabineteve; realizimin e një pyetësori ndërmjet nëpunësve administrativë në komuna; realizimin e një hulumtimi të opinionit publik për qytetarët e pesë komunave, në lidhje me pikëpamjet e tyre, përvojat dhe perceptimet për korrupsionin dhe konfliktin e interesave në nivelin lokal; si dhe analizën e akteve ligjore dhe dokumenteve strategjike të komunës.

Në një proces bashkëpunimi, përfaqësuesit e komunave së bashku me ekipin e ekspertëve përgatitën plane për integritet dhe ato do t’u dorëzohen komunave për miratimin e tyre.

Këto punëtori janë pjesë e projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

24 Dhjetor 2020