Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në analizat e deritanishme, janë regjistruar projekte dhe aktivitete në lidhje me Resurset e hapura arsimore (RHA) me nivele të ndryshme të zhvillimit, rrjetëzimit dhe funksionalitetit. Vlerësimi i përgjithshëm është se në Maqedoninë e Veriut ka disa aktivitete, modele dhe projekte në faza më të zhvilluara, të bazuara në konceptet e arsimit të hapur në dispozicion për të gjithë, që janë një bazë dhe platformë e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të RHA-ve. Megjithatë, shumë segmenteve u mungojnë resurset, aktivitetet dhe mjetet shtesë që do të zgjeronin zbatimin e RHA-ve në Maqedoninë e Veriut dhe do ta rrisnin pjesëmarrjen e tyre në arsim.

Analiza “Përfshirja e Resurseve të hapura arsimore në procesin arsimor” përqendrohet në çështjen e “Resurseve të hapura arsimore – RHA dhe konceptin e përdorimit të materialeve arsimore që janë në dispozicion për përdorim falas, për të gjithë përdoruesit e interesuar, si në arsimin formal, ashtu edhe në atë joformal dhe çështje të tjera.

Në analizë shqyrtohet përdorimi i RHA-ve në procesin arsimor në planin global, si dhe situata, por edhe korniza ligjore për RHA-të në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shqyrtohen përvojat nga Evropa dhe bota dhe jepet një pasqyrë e platformave arsimore digjitale dhe e mësimdhënies në internet në RMV. Analiza gjithsesi ofron edhe rekomandime për përfshirjen e RHA-ve në mësimin e rregullt.

Analiza synon të sqarojë një pjesë të mirë të dilemave që i rrethojnë resurset e hapura arsimore në vendin tonë, dhe përmes rekomandimeve, të kontribuojë në përdorimin dhe shpërndarjen e tyre më masive, dhe përmes kësaj, ndërtimin e një kulture solidariteti dhe të ndarjes falas të njohurive midis të gjithë aktorëve të interesuar në procesin arsimor, me qëllimin përfundimtar – përmirësimin e cilësisë së arsimit për të gjithë nxënësit.

Tekstin e plotë të analizës mund ta gjeni këtu

 

Analiza është përgatitur në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, të cilin e zbaton Fondacioni Metamorfozis, me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

17 Dhjetor 2020