Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“Analitika” kreu një hulumtim sasior me 50 kompani të orientuara nga eksporti mbi përfitimet dhe pritshmëritë e iniciativës “Ballkani i hapur”.

Sipas të gjeturave të hulumtimit, një përqindje e madhe e kompanive besojnë se iniciativa “Ballkani i Hapur” ka një rëndësi të madhe për ta për shkak të mundësive për të përmirësuar punën dhe për të arritur rritje më të madhe të kompanive. Një përqindje dërrmuese prej 96,4% e të anketuarve thanë se kjo iniciativë do të hapte mundësi të reja për kompaninë e tyre, në krahasim me vetëm 3,6% që e mendojnë të kundërtën.

Shihni një pjesë të gjetjeve të hulumtimit këtu, ndërsa raportin e plotë nga hulumtimi mund ta lexoni në këtë LINK.

Hulumtimi është kryer në kuadër të projektit “INTEGRIMI EKONOMIK I BALLKANIT PERËNDIMOR – mini-Shengen, bashkëpunim ekonomik rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal – hartëzimi i progresit – mundësi për afrimin e Maqedonisë së Veriut me tregun e brendshëm të BE-së”, të cilin e zbaton “Analitika” – Shkup, me mbështjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

2 Shkurt 2022