Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Të drejtat e njeriut, edukimi digjital dhe siguria digjitale, të menduarit kritik dhe analitik, edukimi seksual dhe kujdesi për shëndetin mendor janë tema që i prekin të rinjtë në Maqedoni dhe të cilat në asnjë mënyrë nuk janë të përfshira në arsimin formal. Këto tema janë veçanërisht të rëndësishme në kohë pandemie, ku të rinjtë nuk janë në gjendje të ndjekin mësimet rregullisht me prezencë fizike dhe të mbajnë kontakte me bashkëmoshatarët e tyre, edukatorët dhe psikologët e shkollës.

Shoqata për zhvillim edukativ EQUALIS, përmes projektit “Paketat rinore dhe angazhimi përmes fushatave rinore” i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, i prek pikërisht këto tema interesante dhe u mundëson të rinjve në 12 qytete të ndryshme të fitojnë njohuri që do të jenë të dobishme, por edhe kontribuon në aktualizimin e këtyre temave që mungojnë jo vetëm në arsimin formal, por edhe në diskursin shoqëror.

Projekti përfshin disa aktivitete si për shembull trajnime për tema aktuale dhe të rëndësishme, gjegjësisht klasa master në formën e videove të realizuara dhe të disponueshme në platformën digjitale të FAR, por edhe organizimin e fushatave rinore që kontribuojnë në angazhimin më serioz të të rinjve, por edhe inkurajojnë angazhimin aktiv për çështjet me interes për të rinjtë. Ky lloj i fushatave kontribuon në forcimin e aktivizmit të të rinjve dhe theksimin e rolit të tyre në proceset e avokimit për çështjet rinore, dhe në të njëjtën kohë, të rinjtë fitojnë përvojë në krijimin e fushatave rinore, do të ndikojnë në bashkëmoshatarët e tyre, por edhe do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve rinore.

Ndiqni EQUALIS në faqen e tyre në Facebook ose në profilin e tyre në Instagram.

—————————————————

28 Korrik 2021