Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“BURSA E GJELBËR” është një shoqatë që punon në mënyrë aktive për ta promovuar bujkun e Maqedonisë, për të krijuar një komunitet të prodhuesve të ushqimit nga Maqedonia që do të luftojnë për interesat e bujqësisë moderne të Maqedonisë, dhe në të njëjtën kohë do t’i përfaqësojë dhe do të jetë zëri i çdo bujku individual. Ata punojnë me përkushtim në informimin dhe edukimin e bujqve dhe në ngritjen e problemeve të tyre aktuale para institucioneve, me theks të veçantë në afirmimin e gruas bujke të suksesshme.

Projekti “Nga një grua rurale në një ndërmarrëse të suksesshme, pa stereotipe dhe diskriminim”, i cili është i mbështetur financiarisht nga FSHHM-ja, synon të kontribuojë në tejkalimin e stereotipeve që lidhen me diskriminimin e grave rurale, duke e ngritur atë në nivelin e ndërmarrëses së suksesshme. Projekti gjithashtu synon t’i inkurajojë, t’i motivojë gratë rurale të bëhen ndërmarrëse të suksesshme.

Hulumtimet tregojnë se vetëm 30% e grave në Bashkimin Evropian kanë status të pronareve të pronave bujqësore. Situata në Republikën e Maqedonisë së Veriut është gjithashtu brengosëse. Gratë që merren me bujqësi janë të privuara nga të drejtat e tyre dhe përballen me një numër kufizimesh në të drejtat e tyre gjatë punësimit në bujqësi, të cilat mund t’i ushtrojnë. Diskriminimi ndaj grave rurale është veçanërisht i theksuar gjatë angazhimit të saj si ndërmarrëse e suksesshme ose si udhëheqëse e projekteve, për shkak të arsimit të pamjaftueshëm, stereotipeve në mendime dhe paragjykimeve.

Në kuadër të projektit, “Bursa e gjelbër” do t’i trajtojë këto probleme me të cilat përballen gratë-ndërmarrëse rurale dhe do ta hulumtojnë dhe do ta analizojnë situatën në terren, do të organizojnë konsultime dhe debate midis palëve të interesuara, do të prodhojnë materiale edukative si dhe një revistë edukative me theks të veçantë tek gratë ndërmarrëse, përmes tregimeve ilustruese, por gjithashtu do ta ngrejë këtë çështje përmes rrjeteve sociale.

Projekti “Nga një grua rurale në një ndërmarrëse të suksesshme, pa stereotipe dhe diskriminim” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Për më shumë informata për punëmn e “Bursës së gjelbër”, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre dhe në faqen në Facebook.

—————————————————

20 Mars 2020