Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 23 dhjetor 2020, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ofrimin e ndihmës juridike falas dhe qasjen në drejtësi, Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), Qendrës Kulturore Rinore (QKR) – Manastir, Shoqatës së juristëve të rinj të Maqedonisë, Shkup, Shoqatës Qendra Kombëtare e Romëve, Kumanovë, Shoqatës Organizata edukative-humanitare EHO, Shtip, Shoqatës Multikultura, Tetovë, Shoqatës së Qytetarëve “Izbor”, Strumicë, Shoqatës Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, Shkup, Shërbimit Jezuit të Refugjatëve – filiali në Republikën e Maqedonisë, Shkup, Koalicionit të shoqatave qytetare “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Shkup, Shoqatës HOPS – Opsione për jetë të shëndoshë, Shkup, Shoqatës së qytetarëve Instituti për të Drejtat e Njeriut, Shkup, Klinikës Juridike Fakulteti Juridik – Universiteti “Goce Dellçev”, Shtip, Klinikës Juridike “Qendra për Edukim Klinik Juridik në të Drejtën Penale”, në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën  Kirili dhe Metodi”, Klinikës Juridike “PRO BONA”, Fakulteti Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë, Klinika Juridikës për Grupet e Cenueshme, e themeluar si qendër për edukim klinik juridike në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë “Justiniani i Parë”, në Universitetin “Shën  Kirili dhe Metodi”, Klinikës Juridike “Kolegji Amerikan”, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Juridike në Universitetin Kolegji Amerikan” – Shkup dhe Klinikës Ligjore “Departamenti i Edukimit Klinik-Juridik”, në kuadër të Fakultetit të Drejtësisë Kërçovë, në kuadër të Universitetit “Shën  Klimenti i Ohrit” – Manastir.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua si rezultat i nevojës për të zhvilluar më tej bashkëpunimin e ndërsjellë, me qëllim të forcimit të mëtejshëm të efektivitetit për të mundësuar dhe promovuar të drejtë për qasje në drejtësi dhe mbrojtjes së drejtë gjyqësore të personave fizikë përmes shkëmbimit të njohurive, përvojës dhe praktikave më të mira.

Me këtë Memorandum të bashkëpunimit, nënshkruesit vendosin bashkëpunim brenda të cilit do të mundësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë teknik dhe shkëmbimin e përvojave në çështjet që lidhen me ofrimin e ndihmës juridike falas dhe qasjen në drejtësi, promovimin e sistemit të integritetit dhe qeverisjes së mirë dhe qasjen në drejtësi. Kjo përfshin sigurimin e ndihmës primare dhe sekondare falas; organizimin e ngjarjeve me interes, si dhe trajnimeve dhe seminareve për nevojat; zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimit me institucione dhe organizata të tjera; ndihmën dhe analizën profesionale, si dhe informacionin e ndërsjellë për rezultatet e punës.

—————————————————

24 Dhjetor 2020