Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në kuadër të aktivitetit “Për një komunë pa korrupsion!”, Shoqata Multikultura (Tetovë) në bashkëpunim me Komunën e Zhelinës krijuan një kënd juridik që do t’u shërbejë qytetarëve të kësaj komune si adresë për kërkimin e këshillës dhe ndihmës juridike, si dhe mbështetje për raportimin e korrupsionit dhe konflikti të interesave.

Çdo të martë nga ora 14:00 deri në orën 16:00, qytetarët do të kenë mundësi të kenë takime të drejtpërdrejta me një jurist nga Multikultura në këndin juridik në ambientet e komunës së Zhelinës. Për më tepër, çdo ditë pune nga ora 12:00 deri në ora 15:00, qytetarët do të kenë mundësi të marrin këshilla juridike falas për adresimin dhe raportimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave në komunën e tyre, në numrin e telefonit +389 70 858 144.

Shoqata “Multikultura” (Tetovë), së bashku me organizatat e shoqërisë civile, Të Gjithë për Gjykim të Drejtë (Shkup), “Izbor” (Strumicë), EHO (Shtip), “Stanica PET” (Prilep), do të sigurojnë ndihmë juridike për qytetarët që kanë vërejtur dhe dëshirojnë të raportojnë korrupsionin dhe konfliktin e interesave me fokus të veçantë në komunat e Zhelinës, Karposhit, Dojranit, Ohrit dhe Prilepit.

Bashkëpunimi me këto organizata të shoqërisë civile dhe aktivitetet e tyre janë pjesë e projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare. Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia

 

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

2 Shtator 2020