Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“Metamorfozat dhe evolucioni – Shkupjanët dhe ngrohja” titullohet aksioni i ri artistik kushtuar problemit të ngrohjes qendrore në Shkup, i cili përbëhet nga një grup i madh pinguinësh që shëtisin nëpër Shkup, duke i përfaqësuar shkupjanët, të cilët në vitin e ri dhe gjatë festave, për shkak të reduktimit të nivelit të ngrohjes dhe kufizimeve kohore për shpërndarjen e nxehtësisë termike, po përballen me shtëpi gjithnjë e më të ftohta, të cilat në vend të apartamenteve duken si shtëpi polare – igla.

Me këtë paraqitje metaforike të problemeve të ngrohjes në kryeqytet, Qendra e Arteve Bashkëkohore dëshiron ta tërheqë vëmendjen për numrin e madh të familjeve, shkollave, institucioneve dhe bizneseve që në ditët më të ftohta të vitit, për shkak të pamundësisë së institucioneve për të gjetur një zgjidhje afatgjatë, nuk do të mund të funksionojnë normalisht sepse nuk do të mund t’i ngrohin dhomat në të cilat jetojnë dhe punojnë.

Aksioni është pjesë e aksioneve të artit urban të Qendrës për Arte Bashkëkohore dhe financohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

—————————————————

15 Janar 2022