Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Që nga fillimi i projektit e deri më tani, biblioteka jonë e lëvizshme ka udhëtuar më shumë se 2.000 kilometra dhe e promovoi leximin midis nxënësve nga 10 shkolla fillore rurale në pjesë të ndryshme të vendit.

Tashmë kemi filluar një cikël të ri të vizitave në shkollat e projektit dhe përsëri i vizituam Sh.F. “Vëllezërit Ribar” – Tabanoc, Sh.F. “Kirili dhe Metodi” – Kuçevisht dhe Sh.F. “Svetozar Markoviq” – Nagoriçan i Vjetër.

Në aktivitetet edukative me aktorët tanë të njohur Gjorgji Neshkovski dhe Deni Stojanov, morën pjesë më shumë se 170 nxënës, e na vizituan edhe mësimdhënësit dhe prindërit e tyre.

Vizitat me “Bibliotekën në rrota” janë pjesë e konceptit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike”, i implementuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) në partneritet me fondacionin “Hap pas hapi” dhe ka për qëllim ta avancojë mësimit në gjuhët e bashkësive më të vogla etnike.

—————————————————

28 Tetor 2019