“Vende të bujarisë – stacione transformuese” është një projekt ndërdisiplinor që KSP Qendra – Jadro do ta zbatojë gjatë vitit 2022, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Qëllimi kryesor i projektit është të promovojë praktikat e artit të angazhuar në shoqëri dhe mënyrat në të cilat ato përdoren si mjete të fuqishme për ndryshime shoqërore. Projekti “Vende të bujarisë – stacione transformuese” inkurajon krijimtarinë artistike që shkon përtej kornizës tradicionale të veprimit dhe merr pjesë aktive në krijimin e ndryshimeve konstruktive shoqërore.
Në kuadër të këtij projekti, në periudhën prej 16 deri më 21 mars të vitit 2022, Qendra KSP – Jadro organizon punëtori dhe ligjërata, të bashkuara nën emrin “Kuzhina për receta kritike dhe shije të reja”. Nëpërmjet procesit edukativ të përvetësimit të aftësive, njohurive dhe qasjeve të reja, pjesëmarrësit e punëtorisë do të kenë mundësinë të krijojnë përmbajtje komplekse artistike që i refuzojnë format klasike të prodhimit dhe promovon angazhimin social. Pas kësaj punëtorie, në muajin prill do të shpallet konkursi publik për mbështetjen e katër projekteve, zbatimi i të cilëve do të jetë në periudhën maj – dhjetor 2022.
Për kë është e dedikuar punëtoria?
– Punëtoria është e dedikuar për të gjithë ata që duan të gatuajnë recetën e tyre kritike në kuzhinën e shijeve të reja
– Punëtoria është e dedikuar për të gjithë artistët e motivuar lokalë, të cilët dëshirojnë t’i rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e artit të angazhuar shoqëror.
– Punëtoria është e dedikuar për të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë projektet e tyre artistike që do të çojnë në rritjen e ndërgjegjësimit kritik dhe transformimit pozitiv shoqëror
– Punëtoria është e dedikuar për të gjithë ata që duan të mësojnë se si ta zbatojnë artin e tyre jashtë muzeve dhe galerive
– Punëtoria është e dedikuar për krijuesit që duan të krijojnë në fushën e mjedisit jetësor, antikorrupsionit, të drejtave të njeriut, drejtësisë sociale dhe tema të tjera aktuale.
– Punëtoria është e dedikuar për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në proaktivitetin e komunitetit me qëllim të hapjes dhe zgjidhjes së problemeve dhe çështjeve në nivel mikro.
Ligjëratat dhe punëtoritë do të drejtohen nga artistë të shquar që kanë përvojë të gjerë në artin e angazhuar shoqëror: Dragan Protiq dhe Jelena Vuksanoviq.
Të ngathtë dhe të shkathtë,
gatuese dhe gatues
dhe të gjitha të tjerët,
të gjithë jeni të mirëseardhur!
Plotësoni formularin për pjesëmarrje në https://forms.gle/v7nHFN2QPp4BdQYLA
Afati i fundit për aplikim: 10.03.2022
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të informohen në kohë pas përfundimit të afatit të aplikimit. Pjesëmarrja në punëtori do të konsiderohet si përparësi, gjatë përzgjedhjes së projekteve, zbatimi i të cilave do të jetë në periudhën maj – dhjetor 2022.
Biografitë e shkurtra të ligjëruesve:
Dragan Protiq
Prota, Shkart/2
… ka qenë njëherë… ligjëruesi ynë i parë, i cili së bashku me shokun e tij të shkollës Gjole e themeluan grupin Shkart në vitin 1990 në Beograd. Që atëherë e deri më sot, të dy bëjnë gjithçka, përveç asaj që “duhet”. Tashmë tridhjetë vite, në harmoni konfliktuale dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe bashkëpunëtoreve të tyre të shumtë, ata i kanë thyer rregullat e poezisë, arkitekturës, dizajnit grafik, botimit, performancës, muzikës, filmit, edukimit alternativ etj.
Shkart i mban leksionet, punëtoritë, aksionet dhe koncertet e tij në të gjithë Evropën, Amerikë dhe Azi. Ka realizuar disa ekspozita retrospektive në Riekë/Kroaci (2009), Londër/Angli (2010), Beograd/Serbi (2012) dhe Nagoja/Japoni (2013). Në vitin 2010, Shkart e prezantoi aksionin KLACKALISHTE – Poligoni i çekulibrit, në Bienalen Arkitekturore në Venedik.
Jelena Vuksanoviq
…. shkrimtare dhe skenariste. Me një arsim klasik në dramaturgji, fokusi i interesit të saj ka qenë gjithmonë teatri bashkëkohor dhe eksperimental. Jelena ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme, punëtori dhe aktivitete të tjera në fushën e edukimit joformal, që kanë të bëjnë me teknikat teatrore arsimore moderne dhe të aplikuara. Filmi “Panama”, në të cilin ajo është autore e skenarit, pati premierën në Festivalin e Filmit në Kanë. Në vitin 2018, në Bali, ajo dha premierë të operë së saj të parë bashkëkohore “Në … U… – agoi – “, kompozuar nga Endis Skordis. Këtu diku mund të shënohet origjina e magjepsjes së Jelenës me këtë zhanër eksperimental dhe krijues. Ajo aktualisht është duke punuar në operën e saj të dytë bashkëkohore, “Ditë drite”, e bazuar në historinë e Ferdinand von Schirach, si pjesë e Operës së Berlinit, e cila do të ketë premierë në qershor të vitit 2022. Më shumë rreth punës së Jelenës mund të gjeni në www.andromedavuksanovic.com
Informata për KOVID-19
Në mënyrë që aktivitetet e planifikuara të zhvillohen në mënyrë të sigurt dhe të papenguar, pjesëmarrësit e përzgjedhur duhet të paraqesin një nga dokumentet e mëposhtme përpara fillimit të punëtorisë:
- certifikatë/vëretim për imunizim (vaksinim) për virusin SARS-CoV-2, gjegjësisht të kenë marrë të paktën dy doza të vaksinës kundër sëmundjes ngjitëse KOVID-19;
- certifikatë/vërtetim se e kanë kaluar KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e shërimit;
- vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-CoV-2, i bërë 72 orë më parë.
—————————————————
1 Mars 2022