Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni e monitoron situatën e cila dje u përshkallëzua me trazira para Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shpreh shqetësim serioz për përshkallëzimin e urrejtjes në baza etnike.

Dhuna dhe urrejtja që u vu re në ditët e kaluara të protestave, përmes thirrjeve për “Maqedoninë e pastër”, të nxitura nga fjalimet e protestuesve, është baz; për përkeqësimin e marrëdhënieve të brishta ndëretnike në vend.

Ne besojmë se diversiteti multietnik i vendit është forca dhe mundësia jonë për prosperitet, dhe për këtë arsye presim që organizatorët e protestave dhe mbështetësit e tyre të demonstrojnë në vepër se i përqafojnë vlerat e njohjes së diversitetit dhe multikulturalizmit, dhe për të cilat kulturat, gjuhët dhe zakonet e ndryshme na bëjnë më të pasur dhe më të mirë.

Ne besojmë se protestat paqësore janë baza e demokracisë. Presim që institucionet t’i marrin urgjentisht masat dhe aktivitetet e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe të sanksionojnë iniciatorët, mbështetësit dhe ekzekutuesit e ngjarjeve të djeshme. Ngushëllojmë policët e lënduar dhe u urojmë shërim të shpejtë.

U bëjmë thirrje partive politike dhe politikanëve që i mbështesin protestat në të cilat u demonstrua dhunë ndaj policisë dhe gjuhë e urrejtjes, të ngrihen mbi interesat e tyre partiake-politike për qëllime politike afatshkurtra dhe të ndalojnë propagandën nacionaliste që rezulton vetëm me prishjen e rendit dhe qetësisë publike dhe rrezikimin e sigurisë së shtetit.

—————————————————

6 Korrik 2022