Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit është një rregullore e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, e cila i përcakton prioritetet dhe parimet e ndihmës financiare për vendet në procesin e anëtarësimit. Për të shkarkuar rregulloren dhe për ta studiuar tekstin, ndiqni këtë link: https://eur-lex.europa.eu/eli/reg/2021/1529 .
Ky infografik i përmban informacionet themelore për IPA-3 dhe lidhet me materialin informues që duhet të ndihmojë për të kuptuar më mirë kornizën politike dhe financiare për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Infografiku është zhvilluar në kuadër të projektit “Observatori i BE-së – Kapitulli 27”, nga ana e Instituti të Prespës Shkup, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
Gjithashtu, infografiku jep informacion për pjesëmarrjen e premtuar kombëtare nga Qeveria, gjë që duhet të lehtësojë monitorimin e zbatimit të tyre.
Materiali informues i përgjigjet disa pyetjeve kyçe rreth instrumentit dhe identifikon dritaret në të cilat planifikohet asistenca, si dhe projektet e përcaktuara që duhet të ndihmojnë për transformimin e dyfishtë digjital dhe të gjelbër.
Publikimi (materiali informues) “Instrumenti për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA – 3)” .
—————————————————
25 Maj 2022