Më 21 shkurt 2022, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), dhe komuna e Kërçovës, nënshkruan një Memorandum për Bashkëpunim, me të cilin u angazhuan për avancimin e qeverisjes së mirë duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesit, edhe atë duke futur sistem të integritetit në komunë.
Në takim, Marija Mirçevska, Koordinatore e Programeve në FSHHM, e përshëndeti vullnetin e komunës së Kërçovës për të punuar në vendosjen e sistemit të vlerave, qëndrimeve dhe aktiviteteve, që në mënyrë proaktive do t’i eliminojnë ose reduktojnë rreziqet e korrupsionit dhe konfliktit të interesave.
Arben Ristemi nga Sektori për Çështje të Përgjithshme dhe Juridike, theksoi se Komuna e Kërçovës dhe kryetari Fatmir Dehari janë të gatshëm të punojnë në miratimin e politikave që synojnë përmirësimin e transparencës, avancimin e përgjegjësisë dhe më e rëndësishmja rritjen e besimit të qytetarëve në punën e institucioneve lokale, publike.
Memorandumi i bashkëpunimit është lidhur në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.
Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
—————————————————
23 Shkurt 2022