Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Duke pasur parasysh përpjekjet e përbashkëta për sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska dhe kryetari i komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, më 18 janar 2022 kanë pasur një takim në të cilin kanë nënshkruar Memorandum të bashkëpunimit.

Bashkëpunimi midis Komunës së Berovës dhe Fondacionit ka për qëllim të kontribuojë për avancimin e qeverisjes së mirë në nivelin lokal duke e forcuar rezistencën e pushtetit lokal ndaj korrupsionit dhe konfliktit të interesave, edhe atë duke futur sistem të integritetit në komunë.

Si rezultat i një bashkëpunimi të tillë, pritet të bëhet vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni dhe konflikti i interesit në komunën e Berovës; të miratohet një plan integriteti; të përmirësohen njohuritë për integritetin dhe kapacitetin e nëpunësve administrativë për të vepruar në rastet e korrupsionit dhe konfliktit të interesit; të miratohet një akt nënligjor që i rregullon mekanizmat e brendshëm për raportimin e rasteve të korrupsionit dhe konfliktit të interesit në komunë.

Memorandumi i bashkëpunimit është lidhur në kuadër të projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

18 Janar 2022