Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shoqata e qytetarëve KONTRAPUNKT është një shoqatë e përkushtuar për zhvillimin e praktikave dhe politikave bashkëkohore dhe alternative në kontekstin socio-kulturor, të menduarit kritik dhe aktivizmit qytetar. Që nga themelimi i saj, Kontrapunkt angazhohet për promovimin e parimeve të decentralizimit, demonopolizimit, demokratizimit, shpërndarjes dhe difuzionit në fushën e kulturës, politikave kulturore dhe kontekstit më të gjerë socio-kulturor. Për më tepër, Kontrapunkt angazhohet për forcimin e kulturës së lidhjes. Kontrapunkt angazhohet për zhvillimin e formateve të reja arsimore në promovimin e kulturës kritike.

Hulumtimet tregojnë se publiku i gjerë nuk është akoma i njohur me dinamikën e procesit të anëtarësimit në BE dhe vlerësimin e përgjithshëm të BE-së për përparimin e Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kritereve për anëtarësimin në BE. Informimi i pamjaftueshëm ndikon në perceptimet joreale të popullatës për gatishmërinë e vendit për t’u bërë vend anëtar i BE-së. Kapitulli 23 paraqet një nga vlerat më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, ndërsa publiku ka njohuri të pamjaftueshme për situatën aktuale dhe proceset e nevojshme të reformës që lidhen posaçërisht me këtë kapitull. Një nivel më i lartë i edukimit në këtë fushë gjithashtu do të kontribuonte edhe për një nivel më të lartë të mbështetjes për proceset në fjalë.

Projekti “EUreka”, i implementuar nga KONTRAPUNKT, e adreson problemin e mungesës së informimit të qytetarëve, mirëpo i afrohet atij në një mënyrë krejt tjetër. Projekti ofron një qasje kreative, argëtuese dhe mbresëlënëse ndaj përpunimit të përmbajtjeve që lidhen me Kapitullin 23, në mënyrë që të vendoset komunikim me grupet e synuara përmes përmbajtjeve me natyrë edukative-argëtuese, që janë lehtësisht të pranueshme, vizualisht tërheqëse dhe të mprehta. Informacioni i paraqitur në formën e tregimeve, krijon ndërveprim me publikun si në nivelin emocional (me humorin) ashtu edhe në nivelin intelektual dhe kështu e angazhon atë të mendojë në mënyrë kritike dhe e inkurajon atë për veprim. Vizualizimi dhe humori ndihmojnë që informacioni të integrohet lehtësisht në fotografi, gjegjësisht në vizionin për Maqedoninë e Veriut në BE në mendjet e qytetarëve.

Projekti synon ta rrisë vetëdijen publike për nevojën dhe përfitimet e pranimit në BE dhe ta afrojë konceptin dhe funksionimin e BE-së më afër qytetarëve. Duke e pasuruar hapësirën mediatike me një platformë dhe përmbajtje të reja krijuese me karakter edukativ-argëtues, projekti do të sigurojë promovimin e përfitimeve të anëtarësimit në BE në përgjithësi, por edhe në fushat që lidhen me Kapitullin 23, me fokus në të drejtat themelore, në një mënyrë të pazakontë. Kjo qasje kreative në trajtimin e temës do t’u ofrojë qytetarëve njohuri dhe këndvështrime të reja.

EUreka është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Përmbajtjet e krijuara në kuadër të projektit mund të gjendet në ueb-faqen OKNO.

—————————————————

13 Gusht 2020