Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 22 shkurt të vitit 2022, u mbajt takimi i parë i përbashkët i punës në mes të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), ekipit të ekspertëve dhe përfaqësuesve të komunave partnere të Kërçovës, Berovës, Vallandovës, Shuto Orizarit dhe Kavadarit në kuadër të projektit “Sisteme të Forcuara të Integritetit për të Luftuar Korrupsionin në Nivel Lokal.”

Në takim, ekipi i ekspertëve i përbërë nga German Fillkov, Sabina Fakiq, prof. Ana Pavlovska-Daneva dhe Konstantin Bitrakov, e prezantuan “Metodologjinë për vlerësimin e rreziqeve ndaj integritetit të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe përgatitjen e planeve të integritetit”. Metodologjia ofron një kuadër operacional për përgatitjen e vlerësimeve të rrezikut ndaj integritetit dhe planeve të integritetit. Ky proces zbatohet në disa faza dhe hapa dhe bazohet në bashkëpunimin, besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet të gjitha palëve të interesit.

Ky aktivitetet është pjesë e projektit “Sisteme të Forcuara të Integritetit për të Luftuar Korrupsionin në Nivel Lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe është pjesë e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.
Më shumë informacion mbi Projektin e USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare mund të gjeni në https://cep.mk/ dhe https://www.facebook.com/CEPNorthMacedonia

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje nuk i pasqyron pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

—————————————————

28 Shkurt 2022