Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni ka takuar kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në takim u diskutua për sfidat e shumta që i paraqet kriza shëndetësore dhe energjitike, me qëllim të ruajtjes së shëndetit personal dhe kolektiv dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Qeveria së bashku me shoqërinë civile, e cila do të jetë partner dhe kritik i saj konstruktiv, të ndërtojmë një shoqëri të fortë dhe të bashkuar, në të cilën respektohet sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut dhe një shoqëri që u ofron mundësi të barabarta të gjithë qytetarëve të saj.

Ajo theksoi se Fondacioni është një partner afatgjatë i institucioneve shtetërore dhe i shoqërisë civile, ka qenë aktor aktiv dhe ka kontribuar në proceset e rëndësishme shoqërore dhe reformuese, të udhëhequra para së gjithash nga misioni i tij për integrim të brendshëm të shoqërisë si parakusht për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Duke i pasur parasysh prioritetet strategjike globale dhe evropiane të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, e me qëllim të kontributit në zhvillimin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit, drejtësinë dhe barazinë dhe lirinë e mendimit kritik, Fondacioni, tha ajo, mbetet i përkushtuar ndaj proceseve të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe mbështetja e nismës “Ballkani i Hapur”; avancimin e konceptit “Një shoqëri – e barabartë për të gjithë qytetarët; përkushtimet ndaj drejtësisë klimatike dhe tranzicionit të gjelbër; luftën kundër korrupsionit; dhe avancimin e drejtësisë ekonomike dhe sociale. Ajo theksoi gjithashtu se në periudhën e ardhshme Fondacioni mbetet i përkushtuar në ruajtjen e parimeve të shoqërisë së hapur dhe do të vazhdojë t’i mbështesë proceset e përmirësimit të mjedisit në të cilin zhvillohet dhe vepron shoqëria civile, duke avokuar njëkohësisht edhe për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të financimit shtetëror.

Në fund, në takim, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit dhe Kryeministri diskutuan për prioritetet për arritjen e drejtësisë ekonomike, nëpërmjet një transformimi sistematik që do të garantojë një ekuilibër mes interesit individual dhe atij kolektiv, duke theksuar rolin qendror të institucioneve dhe politikave publike në rregullimin e ekonominë dhe menaxhimin e të mirave publike për të mirën e shoqërisë në tërësi, në vend të përfitimit të disave. Në këtë kontekst, vizioni i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur është drejt një të ardhmeje në të cilën ekonomia do ta përmirësojë mirëqenien e njerëzve, duke i mbështetur sistemet dhe politikat ekonomike që ndërtojnë shoqëri të barabarta, të qëndrueshme dhe demokratike.

—————————————————

3 Shkurt 2022