Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Analiza e vlerësimit të efikasitetit dhe efektivitetit të institucioneve të kontrollit në garantimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës së administratës publike (në tekstin e mëtejmë analiza) është e përqendruar në punën e disa institucioneve të kontrollit në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2013 deri në vitin 2018. Institucionet e kontrollit, siç përcaktohen dhe renditen më poshtë, janë organe dhe trupa që kanë kompetencë për të kryer mbikëqyrjen, kontrollin dhe supervizionin mbi punën e organeve të administratës publike. Ato kanë autorizim të kërkojnë konstatimin e përgjegjësisë politike, kundërvajtëse dhe penale të bartësve të zgjedhur dhe të emëruar të funksioneve publike, si dhe përgjegjësi disiplinore, kundërvajtëse dhe penale të nëpunësve administrativ.

Qëllimi i këtij dokumenti është që përmes analizës së punës së institucioneve të kontrollit gjatë një periudhe gjashtë vjeçare, të mundësojë identifikimin e problemeve dhe pengesave që e vështirësojnë punën e mekanizmave të kontrollit të administratës publike ose i pengojnë në kërkimin e përgjegjësisë dhe transparencës nga organet e administratës publike. Dokumenti i analizon shkaqet e problemeve të identifikuara dhe propozon rekomandime për përmirësimin e punës së institucioneve të kontrollit.

Objekt i analizës është kompetenca, funksioni dhe procedurat e institucioneve të kontrollit të administratës publike në lidhje me kompetencat e tyre për të siguruar përgjegjshmërinë dhe transparencën e organeve dhe institucioneve individuale. Pastaj, analizohen dhe krahasohen efikasiteti dhe efektiviteti i punës së institucioneve të kontrollit në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2018 për të siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të organeve dhe institucioneve individuale.

Gjetjet dhe rekomandimet e analizës do të kontribuojnë në ofrimin e propozimeve të qëndrueshme për politika publike të bazuara në prova në kuadër të reformave të ardhshme të parapara dhe të planifikuara me Strategjinë për reformë të administratës publike 2018 – 2022 të miratuar së fundmi dhe Planin aksional për zbatimin e saj.

Analizën e plotë mund ta gjeni këtu.

—————————————————

17 Gusht 2019