Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në periudhën 24-29 gusht, ekipi i “Për një Maqedoni më të pastër” u nis për një turne në 6 qytete të Maqedonisë (Kërçovë, Ohër, Prilep, Kavadar, Strumicë, Shtip) duke organizuar aksione në secilin qytet me mbështetjen e banorëve lokalë. Gjatë “TrashTour” ata u përballën me sfida interesante, mësuan shumë gjëra të reja, fituan përvojë të vlefshme dhe patën miqësi dhe aventura të shkëlqyera.

Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni dokumentarin e shkurtër “Trash Tour: The Movie!” i cili i tregon të gjitha këto rrugëtime të “Për një Maqedoni më të pastër” gjatë turneut të tyre nëpër vendin tonë.

Ky film i shkurtër është një lloj përkujtuesi se ka shumë njerëz të cilëve me të vërtetë u pengojnë mbeturinat përreth dhe të cilët nuk duan të rrinë duarkryq dhe janë të gatshëm të aktivizohen për ndryshimet që duan t’i shohin! Njëkohësisht, “Për një Maqedoni më të pastër” besojnë se ky film do ta ndezë dëshirën për aktivitet dhe do t’i motivojë qytetarët që të jenë shembull për të tjerët, sepse siç thonë nga shoqata “Ndryshimi nuk do të vijë vetvetiu, duhet punuar për të.”

***

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “EKO TURNE Maqedoni – Jo për mbeturina, po për aksion”, i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

 

—————————————————

15 Tetor 2021